fbpx

RMV, mësimdhënësit nesër do të fillojnë vaksinimin kundër Kovid-19 me vaksinën ruse Sputnik

Mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut gjatë javës do t’i nënshtrohen vaksinimi kundër virusit Kovid-19, në kuadër të vaksinimit masiv në sallën e sportit “Boris Trajkovski”, transmeton Portalb.mk.

“Rekomandohet që personat të cilët kanë qenë pozitiv me Kovid -19 gjatë 6 muajve të fundit të mos paraqiten në terminin e tyre”, sqarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria sqaroi që terminet për mësimdhënësit mund të gjenden platformën nacionale https://pass.schools.mk/, duke theksuar që oraret do të përditësohen vazhdimisht.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 61-të vendosi që salla e sportit “Boris Trajkovski” të shndërrohet në qendër për vaksinim. Salla sportive do të shfrytëzohet me qëllim të vaksinimit masiv të qytetarëve.

Në sallën sportive “Boris Trajkovski” edhe sot vazhdon imunizimi masiv i popullatës kundër covid-19, i cili filloi dje kur ishin caktuar 3,000 termine. Dje, të gjithë të paraqiturit morën vaksinën. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe vlerësoi se në ditën e parë janë vaksinuar rreth 300 persona në orë, pra rreth 3.000 në ditë.

Ndryshe, Procesi i imunizimit kundër koronavirusit në RMV filloi më 17 shkurt me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë. Në vend. deri tani kanë arritur 78,000, nga të cilat 48,000 janë dhuruar nga qeveria serbe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button