Vaksinimi i popullatës kundër Kovid-19 dhe Ballkani Perëndimor, kështu qëndron situata (Infografik)

Në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht: Shqipërinë, Serbinë, Bosnja dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, edhe pse këto shtete nuk kanë shumë dallime, ky dallim është i theksuar në procesin e vaksinimit të popullatës kundër Kovid-19. Serbia deri tani radhitet si shteti më i suksesshëm në këtë drejtim, shkruan Portalb.mk.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke përjashtuar Republikën Serbe, e filluan procesin e vaksinimit të popullatës kundër virusit korona më vonë se shtetet e BE-së dhe disa shtete tjera të cilat konsiderohen si më të fuqishme.

Për këtë shkak, disa javë më herët filloi e ashtuquajtura “turizmi i vaksinimit”, kështu disa shtetas të RMV-së dhe vendeve tjera fqinje, morën rrugë për tu vaksinuar në shtetin fqinj, Serbi, dhe kjo gjë u lejua nga autoritetet serbe.

Si qëndron situata me vaksinimin kundër Kovid-19 në Ballkanin Perëndimor sot?

Hulumtimi i Portalbit përmes CovidVax dhe BalkanInsight rezulton se Serbia është një ndër shtetet me numrin më të lartë të personave të vaksinuar për 100 banorë, pas saj është Shqipëria ndërsa në vendin e tretë Mali i Zi.

Portalb.mk përgatiti infografik për këtë:

Këto të dhëna janë të datës 6 prill dhe ndryshojnë çdo minutë, theksojmë se pjesa në të cilën është shkruar data se kur pritet imunizimi i 70% të popullatës është bazuar në tempon aktuale të vaksinimit, gjërat pritet të ndryshojnë në rast se rritet numri i vaksinave për këto vende.

Ndërkaq, në sallën sportive “Boris Trajkovski” edhe sot vazhdon imunizimi masiv i popullatës kundër covid-19, i cili filloi dje kur ishin caktuar 3,000 termine. Dje, të gjithë të paraqiturit morën vaksinën. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe vlerësoi se në ditën e parë janë vaksinuar rreth 300 persona në orë, pra rreth 3.000 në ditë.

Ndryshe, Procesi i imunizimit kundër koronavirusit në RMV filloi më 17 shkurt me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë. Në vend. deri tani kanë arritur 78,000, nga të cilat 48,000 janë dhuruar nga qeveria serbe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button