RMV, konsumi i gazit natyror vitin e kaluar është rritur për 12,5%

Për 12.5 përqind është rritur konsumi i përgjithshëm i gazit natyror vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2019. Gjithsej 471 konsumatorë, nga të cilët 340 janë amvisëri që kanë konsumuar mbi 338 milion metra kub gaz normal. Në vitin 2020, ka pasur 53 lidhje të reja në kategorinë e amvisërive, krahasuar me vitin 2019, kur u regjistruan vetëm 14 lidhje të reja të ngrohjes, tregojnë analizat e Komisionit Rregullator të Energjikës (KRRE), transmeton Portalb.mk.

Siç theksoi kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski në një konferencë për media, termocentrali i gazit Te-To Sh.A. Shkup mbetet konsumatori dominues i gazit natyror me rreth 68% të konsumit total vjetor në nivel shtetëror. E dyta në listë për metër kub të konsumuar normal është “Prodhimi i nxehtësisë Balkan Energy” Dooel, pasuar nga “Makstil” dhe EMV.

“Konsumi i gazit natyror po rritet nga viti në vit, që është tregues se gazi është karburanti më i mirë ekonomik, por edhe ekologjikisht më i mirë. Atipike janë shifrat në sektorin e energjisë në vitin e pandemisë Kovid-19 kur bëhet fjalë për këtë konsum. Të dhënat tregojnë rritje të konsumit të gazit natyror në industrinë e përgjithshme me 43 përqind, nga ana tjetër, konsumi në industrinë e metaleve është ulur me gati 11 përqind, konsum më i ulët vitin e kaluar ka edhe në zonat e zhvillimit industrial teknologjik me 16 përqind. Rritje të shpenzimeve kanë spitale, me afërsisht 8 përqind, ndërsa gjithashtu rritje ka edhe në prodhimin e termocentraleve, përderisa mbetet i qëndrueshëm në institucionet publike dhe industrinë ushqimore”, tha Bislimovski.

Ai sqaroi edhe se NP “Strumica Gas”, përmes të ashtuquajturit sistemit të tij virtual, vitin e kaluar shpërndau mbi 709.100 nm3 gaz, që është 5 përqind më shumë se në vitin 2019. Rritje me intensitet më të ulët në NP “Kumanovo gas“, e cila vitin e kaluar regjistroi pothuajse 541.000 metra kub normal të gazit.

Ndryshe, nga janari i këtij viti, në fuqi është vendimi i KRRE-së, me të cilin është ulur tarifa për transmetimin e gazit natyror mesatarisht  për 6.16 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button