Filipçe: Me sjelljen dhe përgjegjësinë tonë, kontribuojmë në përfundim më të shpejtë të valës së tretë, më të fortën deri tani

Masat e reja kufizuese fillojnë sot dhe do të jenë të vlefshme për dy javët e ardhshme. Qëllimi është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe sistemit shëndetësor. Periudhën e fundit ka pasur fluks të madh pacientësh nëpër spitale. Intervenuam me angazhim të reparteve shtesë, kuadër shtesë duke instaluar oksigjen, staf shtesë në sistemin e rotacionit dhe arritëm që të mbajmë sistem të mirë shëndetësor dhe për çdo pacient të sigurohen shtretër spitalor. Kështu deklaroi sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se tani jemi në një periudhë kur sistemi shëndetësor është vërtet i ngarkuar, ndërsa para nesh janë edhe festat, transmeton Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh përvojën e vitit të kaluar kur festa të tilla, konkretisht Ramazani dhe Pashkët ishin në të njëjtën periudhë, seriozisht e komplikuan dhe e ndërlikuan situatën epidemiologjike, konsiderojmë se nëse ndodh tani me një sistem shëndetësor tashmë të ngarkuar, do të jetë situatë krize që do të jetë e vështirë të menaxhohet. Kjo është arsyeja për futjen e masave shtesë kufizuese për t’i dhënë fund kësaj valë të tretë dhe deri tani më të fortë të Kovid-19. Besoj se qytetarët do t’u përmbahen të gjitha këtyre masave. Duhet të jemi të vetëdijshëm se me sjelljen tonë, përgjegjësinë, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës, kontribuojmë në përfundimin e kësaj vale në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha Filipçe.

Ai theksoi se në sallën “Boris Trajkovski” filloi imunizimi i popullatës, konkretisht i punonjësve në të ashtuquajturën infrastrukturën kritike.

“Dje janë vaksinuar afër 2.500 qytetarë dhe vazhdon ai sistem imunizimi në të gjitha qendrat shëndetësore në të gjithë vendin për kategorinë e moshës së qytetarëve mbi 77 vjeç. Qytetarët e rritur do të thirren përmes mjekëve amë, ndërsa përmes sistemit të emërimeve dhe regjistrimit në institucione do të rritet numri i qytetarëve që do të vaksinohen në sallën “Boris Trajkovski”. Numri optimal që duam të arrijmë është që të kemi rreth 7.000 qytetarë të vaksinuar në ditë. Mund të rritet, por po shkojmë hap pas hapi. Sidoqoftë ky është një sistem i ri dhe duam që të funksionojë mirë. Dje nuk kishte asnjë problem dhe shpresoj se do të vazhdojë edhe në periudhën vijuese, shtoi Filipçe.

Ndryshe, procesi i imunizimit kundër koronavirusit në vend filloi më 17 shkurt me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë.

Në vend. deri tani kanë arritur 78,000, nga të cilat 48,000 janë dhuruar nga qeveria serbe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button