Qeveria i prezanton mundësitë për investim në Ukrainë

Ekipi qeveritar i Maqedonisë, i kryesuar nga zëvendëskryeministri dhe njëherit edhe ministër i financave, Zoran Stavreski, sot do t’i prezantojë mundësitë për investim në Maqedoni para biznesmenëve në Donjeck të Ukrainës.

Zëvendëskryeministri Stavreski, në kuadër të vizitë në Ukrainë, sot do të takohet edhe me guvernatorin e Donjeckut.

Donjecku dhe Dnjepropetrovsku janë dy ekonomitë më të zhvilluara në Ukrainë.

Në prezantimin e potencialeve ekonomike në Dnjepropetrovsk, afaristët ukrainas paraqitën interes për investim në sferën e turizmit, bujqësisë, veprimtarive prodhuese, posaçërisht në industrinë mekanike, minierave, ndërtimtarisë dhe energjetikës.

Mundësitë për investim në Maqedoni, delegacioni qeveritar në përbërje të së cilit janë ministri pa resor për tërheqje të investimeve, Bill Pavlleski, dhe drejtori i ZZHTI-së Viktor Mizo, paraprakisht i prezantuan mundësitë për investim edhe para një numri të madh të biznesmenëve nga Oda Ekonomike e Kievit. Zëvendëskryeministri Stavreski realizoi edhe takim me zëvendësministrin e Ekonomisë të Ukrainës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button