Vjosa Osmani mori edhe zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës

Vjosa Osmani edhe zyrtarisht sot mori detyrën e presidentes së Kosovës, nga ushtruesi i deritanishëm i këtij posti Glauk Konjufca, transmeton Portalb.mk.

Osmani u zgjodh presidente e vendit të dielën, me 71 vota për në Kuvendin e Kosovës.

Pas marrjes së detyrës, Osmani do të vazhdojë gjatë ditës me një sërë aktivitetesh.

Presidentja Osmani do të bëjë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.

Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova ka qenë me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi pati dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Osmani, ish-zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ka garuar në listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ka marrë më së shumti vota, përkatësisht, mbi 300 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button