RMV, vazhdon imunizimi masiv kundër kovid-19, ditën e parë janë vaksinuar rreth 3.000 persona

Në sallën sportive “Boris Trajkovski” edhe sot vazhdon imunizimi masiv i popullatës kundër covid-19, i cili filloi dje kur ishin caktuar 3,000 termine. Dje, të gjithë të paraqiturit morën vaksinën. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe vlerësoi se në ditën e parë janë vaksinuar rreth 300 persona në orë, pra rreth 3.000 në ditë, transmeton Portalb.mk.

“Sot u vaksinuan një pjesë e punonjësve shëndetësorë dhe një pjesë e anëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nesër do të vazhdojë vaksinimi në MPB dhe fillon për pjesëtarët e ARM-së. Kolegët më informojnë se i gjithë sistemi funksionon mirë dhe kjo mëmë gëzon shumë. Le të jemi maksimalisht të kujdesshëm në javët në vijim dhe të respektojmë masat pa përjashtim”, shkroi mbrëmë Filipçe në Facebook, duke kujtuar se sot do të hyjnë në fuqi masa më rigoroze dhe u bëri thirrje të gjithëve të kontribuojnë në luftën kundër pandemisë.

Dje në A1 Arena, personat e paraqitur u vaksinuan me vaksinën ruse “Sputnik V”. Në këtë fazë, do të imunizohen personat e ashtuquajtur të infrastrukturës kritike– të punësuar në MPB ARM, gazetarët, shoferët e autobusëve, zjarrfikësit, edukatorët e kopshteve, punonjësit e pikave pagesore për taksën rrugore dhe të tjerët.

Në teren, me dy ndërrime punon një ekip prej rreth 20 infermierësh dhe pesë mjekësh. Në sallë ka disa vende të caktuara ku të vaksinuarit janë nën vëzhgim për 15 deri në 20 minuta. Në ato vende ka ekip të urgjencës mjekësore, nëse ka nevojë për ndërhyrje.

Lidhur me vaksinën “AstraZeneka”, tani u jepet qytetarëve të moshuar dhe nuk ka kundërindikacion, ndërsa priten udhëzimet nëse kjo vaksinë do t’u jepet personave nën 60 vjeç.

“Ne do të presim qëndrimin zyrtar të Agjencisë Evropiane të Barnave – EMA bordi i së cilës do të mblidhet midis 6 dhe 9 prillit dhe, sipas vendimit të tyre do t veprojmë edhe ne. Tani për tani zhvillohet vaksinimi i qytetarëve më të moshuar me “AstraZeneka” dhe nuk ka asnjë kundërindikacion ose ndonjë rekomandim për kujdes”, deklaroi dje Filipçe.

Ai theksoi se disa agjenci kombëtare janë të kujdesshme – Gjermania ndaloi me AstraZeneka dhe të rinjtë që morën dozën e parë të kësaj vaksine, marrin dozë të dytë të një lloji tjetër të vaksinës, si për shembull “Pfizer”.

Në pyetjen, se nga çfarë duhet të kenë kujdes ata qytetarë që kanë marrë “Astra Zeneka”, nëse duhet të bëjnë kontroll ose pasqyrë të gjakut dhe si të njohin simptomat e efekteve anësore të vaksinës, ai nënvizoi se nuk ka vend për panik. Vaksina “AstraZeneka” është e sigurt dhe qytetarët duhet të jenë të qetë,

“Nuk ka asnjë rekomandim që çdo qytetar që ka marrë një vaksinë të tillë duhet të bëjë diçka në drejtim të parandalimit. Për sa i përket vaksinimit, siç thashë, do të presim rekomandimet, por nuk ka vend për panik, vaksina është e sigurt, ato efekte trombotike janë aq të rralla sa krahasohen me ngjarjet trombotike në të njëjtat grupe të qytetarëve sipas moshës dhe gjinisë dhe sipas kushteve të tjera shëndetësore në mënyrë që qytetarët të jenë të qetë”, u përgjigj Filipçe.

Procesi i imunizimit kundër koronavirusit në vend filloi më 17 shkurt me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë.

Në vend. deri tani kanë arritur 78,000, nga të cilat 48,000 janë dhuruar nga qeveria serbe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button