Personat e vaksinuar kundër COVID-19 nuk e transmetojnë infeksionin dhe nuk duhet të testohen

Instituti gjerman i epidemiologjisë, Robert Koch, theksoi se personat që morën vaksinën kundër COVID-19, nuk kishin asnjë rrezik që të transmetonin infeksionin, shkruan Panacea.mk.

“Kushdo që është vaksinuar plotësisht duhet të trajtohet në të ardhmen si persona me test të ri negativ të koronavirusit”, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spann për gazetën Bild. Spann citoi në raportin e Institutit Shtetëror Epidemiologjik Robert Koch, i cili zbuloi se njerëzit që ishin vaksinuar plotësisht kishin më pak të ngjarë të transmetonin koronavirusin sesa ata që ishin testuar negativisht.

“Sipas gjetjeve të fundit, rreziku i transmetimit të koronavirusit të ri tek personat që janë vaksinuar, jo më vonë se ditën e 15-të pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, është më i ulët sesa tek personat me test negativ të koronavirusit”, thuhet në raportin e insitutit epidemiologjik.

Sipas ekspertëve vendas, personat që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës duhet të përjashtohen nga testet e detyrueshme dhe karantina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button