fbpx

RMV, pas vendimit për mbylljen e lokaleve, për ruajtjen e vendeve të punës, u kërkua mbështetje financiare urgjente nga sektori ekonomik

Lidhja e Odave Ekonomike në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar nga Qeveria që kufizimet e marra të jenë në reciprocitet me mbështetjen financiare, duke kërkuar mbështetje urgjente financiare për sektorin e hotelerisë, transmeton Portalb.mk.

“Hoteleria përsëri komplet mbyllet, që do të thotë që pa të ardhura 2themelore do të ngeli rreth 30 mijë qytetarë që punojnë në këtë sector, për atë është e nevojshme të kemi reciprocitet ndërmjet kufizimeve dhe mbështetjes financiare”, deklaroi Martin Angellovski nga Oda turistike hotelerike në vend.

Ai vlerësoi se është e nevojshme marrja  kufizimeve të reja për shkak gjendjes shëndetësore në vend.

“Por në të njëjtën kohë, apelojmë se është e nevojshme paralelisht me atë urgjencë të ndahen edhe mbështetje financiare të veçanta për subjektet që për shkak vendimit për mbyllje, do të ngelin pa asnjë të ardhur”, deklaroi Angellovski, duke theksuar nevojën për mbështetje financiare, që mos të humben vendet e punës, pasi edhe janë të zhytur në borxhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button