Zv. ministri Shabani: Përveç plagjiaturave, inspektorati paralajmëroi parregullsi tjera në UT

Brenda tre ditëve pritet që të publikohet raporti i Inspektoratit të Arsimit pas inspektimit i cili po zgjatë tash dy javë në Universitetin e Tetovës pas akuzave për plagjiaturë dhe shkelje të Ligjit për Arsim të Lartë nga ana e disa profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë. Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani, sot potencoi se bëhet fjalë për një sërë parregullsish në këtë universitet, shkruan Portalb.mk.

Pesë ditë pasi kishin pranuar ankesë deri te adresa e tyre, inspektorët nga Inspektorati Shtetërorë i Arsimit me datë 22 mars hynë në Universitetin e Tetovës për të kryer inspektim në lidhje me akuzat kundrejt disa profesorëve të këtij universiteti.

Dy javë pas hulumtimit të tyre në Universitetin e Tetovës, nga ky inspektorat nuk dëshirojnë të japin informacione derisa raportin për këtë inspektim ta dërgojnë te Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Arafat Shabani, foto nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Megjithatë, zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani, deklaroi se nuk bëhet fjalë vetëm për plagjiatura por edhe për parregullsi të tjera në nivel të Universitetit të Tetovës, ai pret raportin nga ana e inspektoratit.

Momentalisht i presim raportet e tyre, pasi ato të raportojnë do të shikojmë ne t’i marrim hapat tjera konform ligjit dhe rregulloreve. Nuk është vetëm plagjiatura, paralajmërohen se ka më shumë parregullsi nivel të Universitetit Shtetëror të Tetovës, do t’i shqyrtojmë një nga një dhe konform situatës, ashtu edhe do të reagojmë” deklaroi për Portalb.mk zëdhënësi i zëvendës ministrit Shabani.

Këto janë punimet origjinale dhe plagjiatet nga profesorët e Fakultetit të Mjekësisë, sipas revistës anonime “Veritas”

Nexhbedin Beadini – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e parë të vjedhur të tij, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Klikoni KËTU për të parë hulumtimin e dytë të vjedhur nga ana e tij ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Klikoni KËTU për të parë hulumtimin e tretë të vjedhur nga ana e tij ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Beadini është nga fshati Kamjan i Tetovës dhe aktualisht i punësuar si profesor i biologjisë së qelizës dhe gjenetikës humane, në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës. Tre punime të tij, sipas NIRCAU, kanë rezultuar të jenë plagjiaturë.

Sheqibe Beadini – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e parë të vjedhur të saj, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Ajo është bashkëshortja e të lartpërmendurit, ajo është aktualisht e punësuar si profesoreshë e Biokimisë dhe Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit të Tetovës, punimi i saj, sipas hulumtimit të NIRCAU, ka rezultuar gati tërësisht plagjiaturë.

Albulena Beadini – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e vjedhur të saj, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Beadini është e bija e të dy personave të lartpërmendur, e njëjta është aktualisht e punësuar si asistente në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit të Tetovës, punimi i saj, sipas NIRCAU, ka rezultuar 100% plagjiaturë, gjegjësisht, kjo e fundit ka ndryshuar punimit vetëm emrin e shtetit nga ku e ka vjedhur punimin.

Emira Bexheti – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e vjedhur të saj, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Bexheti është gjithashtu e punësuar në Fakultetin e Mjeksësisë në UT, kjo e fundit ligjëron gjenetike humane dhe biologji të qelizës si asistente. Raporti i “NIRCAU” ka vlerësuar punimin e saj shkencor si të vjedhur, gjegjësisht, plagjiaturë.

Mirlind Bexheti – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e vjedhur të tij, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Mirlind Bexheti ishte i punësuar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës, ai është asistent i lëndës Farmakologji. Sipas NIRCAU, i njëjti ka vjedhur punimin shkencor dhe më pas e ka prezantuar si të tijin. Portalb.mk mëson se ky i fundit aktualisht nuk është duke punuar në UT.

Destan Halidi – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e vjedhur të tij, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Haliti është i punësuar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës si asistent i neurologjisë, sipas NIRCAU, punimi shkencor “i tij” realisht ka rezultuar të jetë plagjiaturë.

Ekrem Ismani – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e vjedhur të tij, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Ismani gjithashtu i punësuar në Fakultetin e Mjekësisë pranë UT-së, ai ligjëron Transfuziologji dhe Patofiziologji, punimi i tij gjithashtu ka rezultuar të jetë plagjiaturë, sipas NIRCAU.

Portalb.mk sërish ka tentuar të kontaktojë dhe pret përgjigje nga gjithë të akuzuarit për plagjiaturë dhe për arritje në vendin e punës duke mos respektuar Ligjin për Arsim të Lartë, të njëjtit nuk përgjigjen në pyetjet tona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button