ESM do të llogarisë çmimin e karbonit për përshpejtimin e tranzicionit në sektorin e energjisë së qëndrueshëm klimatike

Sh.A. Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) informojnë Komunitetin e Energjisë se do të fillojë me llogaritjen e brendshme të “çmimit të karbonit” si përgatitje e kompanisë deri në futjen e detyrueshme të legjislacionit. Kjo, në përputhje me energjinë dhe tendencat klimatike evropiane dhe botërore, do të imponojë çmime më të larta për energjinë elektrike të prodhuar nga qymyri, njoftuan nga EMV, transmeton Portalb.mk.

“Për nevojat e brendshme të ndërmarrjes, çmimi i energjisë elektrike të prodhuar nga termocentralet do të merret parasysh me çmimin e llogaritur shtesë të karbonit. Ajo do të tregojë se si do të duket çmimi real i prodhimit të energjisë elektrike të qymyrit në të ardhmen, kur pagesa e të ashtuquajturës “kreditë e karbonit për ton CO2 të emetuara në atmosferë nga aba e prodhuesve”, njoftuan nga EMV.

Ata shtojnë se qëllimi i llogaritjes së brendshme të “çmimit të karbonit” (i cili nuk do të përfshihet në çmimin e shitjes), është që kompania në planet e saj të investimeve të ketë pasqyrë reale të përfitimit të investimeve të caktuara nënë kapacitetet e reja, në burimet e lëndëve të para për prodhim ose në rindërtimet e impianteve ekzistuese të prodhimit.

Gjithashtu, kjo duhet të jetë edhe tregues se në cilin drejtim të zhvillohet portofoli i prodhimit në të ardhmen, sipas çmimeve të llogaritura, të supozuara të energjisë elektrike që do të merren nga secili burim individual: qymyri, gazi, dielli, era, uji, etj.

“Komuniteti i energjisë njohu dhe theksoi faktin që Sh.A. EMV është kompania e parë e energjisë elektrike në palët kontraktuese të KE nga Evropa Juglindore, e cila është zotuar që të fusë çmim të brendshëm të karbonit dhe se iniciativat vullnetare si kjo do të mundësojnë përshpejtimin aktiv të tranzicionit në sektorin e energjisë së qëndrueshëm ndaj klimës ”, informojnë nga EMV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button