Qyteti i Shkupit sot do të fillojë prishjen e anijes afër “Holiday Inn-it”

Qyteti i Shkupit sot fillon me prishjen e varkës në lumin Vardar afër hotelit “Holiday Inn” në qendër të qytetit. Nga kabineti kryetarit Petre Shilegov për Sdk.mk thonë se janë përmbushur kushtet ligjore që kjo anije të hiqet nga shtrati i lumit dhe sot është lëshuar vendim për të filluar heqjen pjesë-pjesë, transmeton Portalb.mk.

Galerinë do ta heqin ekipet e NP për Rrugët e Qytetit të Shkupit, ndërsa pritet edhe ndihma e policisë për të filluar ndërhyrja.

Shilegov në fund të qershorit njoftoi se kontrata me pronarin e anijes ishte ndërprerë pasi nuk kishte paguar qira për 4 muaj. Kjo shkel dispozitat e marrëveshjes dhe mund të hiqet pa u paditur Qyteti dhe pa paguar gjobë.

Vendndodhja për anijen “Lumturia” së pari u ble në tenderin publik në Qytetin e Shkupit nga kompania “Phalanga DOOEL” e cila mori lokacionin te MEPSO. Pastaj, pronare e së njëjtës u bë kompania “Intek Mak” dhe në fund anija u ble nga “Services AD”. Afati i shfrytëzimit ishte 10 vjet nga fillimi i punës, ndërsa qiraja mujore ishte 64.999 denarë.

Anijet në Vardar janë pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Gjatë njërit prej ndryshimeve të shumta në Planin Urbanistik të Detajuar (PDU) Unaza e vogël, kur Kryetar i Komunës së Qendrës ishte Vlladimir Todoroviq, në shtratin e lumit ushtuan shenjat për 6 platforma, 4 në anën e djathtë dhe dy në anën e majtë të Vardarit. Në ankandin publik në Qytetin e Shkupit në shkurt 2012, iu shitën vetëm dy lokacione kompanisë “Fallanga” te ndërtesa e MEPSO dhe te hoteli “Holiday Inn”. Në dhjetor të atij viti, një tjetër lokacion iu shit firmës “Vodenica” në mes të dy urave të këmbësorëve. Lokacionet e tjera për platforma më vonë u bënë në varka, askush nuk donte t’i blinte dhe ato nuk u shitën.

Në studimin për zvogëlimin e rrezikut nga përmbytjet i përgatitur nga UNDP së bashku me Qytetin e Shkupit dhe Qendrën për Menaxhim me Kriza thotë se anijet e kanë zvogëluar nivelin e rrjedhës së lumit për një të tretën dhe se në Vardar nuk duhet të ndërtohen argjinatura, pengesa dhe objekte tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button