RMV, MASH-i nuk mendon për mbyllje të shkollave për shkak të Kovid-19

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk mendon për mbyllje të shkollave për shkak të pandemisë së Kovid-19, deklaroi ministrja resore Milla Carovska. Pohon se gjendja në arsim është stabile dhe nuk ka nevojë për masa të reja, njofton Portalb.

“Gjendja në arsim me virusin korona është absolutisht stabile dhe me përgjegjësi qëndron pas kësaj, për shkak se më 3 dhjetor ishte piku më i madh në gjysmëvjetorin e parë dhe atëherë kishim 168 mësimdhënës dhe 88 nxënës. Tani kemi vetëm 62 nxënës në gjithë territorin e shtetit dhe 98 mësimdhënës, që do të thotë se ende jemi shumë më ulët nga ai piku të cilin e kishim në dhjetor, e të mos flas se kjo është më pak se 1 për qind nga numri i përgjithshëm i mësimdhënësve dhe 0,06 për qind nga nxënësit”, thotë Carovska në intervistë për Radio Evropën e Lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button