Në Britani të Madhe për 7 ditë nga Kovid kanë ndërruar jetë 254, në RMV 263 persona, atje me nje dozë janë vaksinuar 46% nga popullata 68 milionëshe

Gjatë shtatë ditëve të kaluara, gjegjësisht nga 28 marsi e deri më 3 prill në vend nga Kovid-19 e kanë humbur jetën 263 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.

Në të njëtën periudhë në Britani të Madhe ku është vaksinuar 46 për qind e popullatës, 254 pacientë e kanë humbur jetën të cilët mjekoheshin nga Kovid-19.

Sipas të dhënave zyrtare të qeverisë britanike deri më tani në vend me dozë të parë janë vaksinuar 31.425.682 persona, ndërsa dozën e dytë e kanë marrë 5.205.505. Nga të vaksinuarit, 18 milionë e kanë marrë vaksinën “Astra Zeneka”.

Si rezultat i shkallës së lartë të vaksinimit, në Britani të Madhe çdo ditë bien numrat e të sapinfektuarve, viktimave dhe rasteve të reja.

Piku i virusit në Britani të Madhe ishte në janar edhe atë më 8 janar u regjistruan 68.053 raste të reja ditore, ml 29 janar kanë ndërruar jetën më shumë persona – 1.823 të sëmurë, ndërsa më 30 janar ka pasur numër më të madh të rasteve aktive edhe atë mbi 2 milionë.

Tani në vendin me mbi 68 milionë banorë dhe 46 për qind e të vaksinuarve me një dozë, numrat janë tejet ndryshe. Dje, kur në Maqedoninë e Veriut janë paraqitur 45 raste vdekshmërie, në Mbretërinë e Bashkuar kanë ndërruar jetë 10 persona, kishte 3.423 raste të reja, ndërsa aktiv janë 341.810.
Në Londër më 29 mars për herë të parë në gjashtë muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë rast vdekshmërie.
Në Maqedoninë e Veriut ku vaksinimi i popullatës filloi para ztre ditësh dhe janë vaksinuar 3.000 persona mbi 77 vjeç dhe rreth 7.000 punonjës shëndetësor, janë regjistruar 1.394 raste të reja, ndërsa aktiv janë 21.553.
Në Izrael, 60 për qind e popullatës ka marrë një dozë të vaksinës kundër Kovid-19, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 30 për qind. Pas pikut në janar edhe në këto vende me shkallë të lartë të vaksinimit shifrat kanë pësuar rënie.
Në SHBA më shumë raste të reja ka pasur më 8 janar – 308.978, ndërsa dje janë regjistruar 47.671. Më shumë të vdekur janë regjistruar më 12 janar edhe atë 4.480, ndërsa dje kishte 450.

Në Izrael dje e kanë humbur jetën 16 persona nga Kovid-19, kishte 363 të infektuar të rinj, ndërsa aktiv janë 6.086 raste.

Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se nga e hëna do të fillojë vaksinimi masiv në sallën “A1 Arena Boris Trajkovski” me 20.000 vaksina “Sputnik” të cilat i morëm si donacion nga Serbia. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se në fillim do të vaksinohen nga 3.000 persona në ditë, ndërsa për një kohë të shkurtër do të rritet numri dhe në ditë vaksinë do të marrin nga 7.000 qytetarë.

Nga e mërkura në shtëpitë e shëndetit me 24.000 doza të vaksinës “Astra Zeneka” të marra përmes mekanizmit Kovaks vaksinohen personat më të moshuar se 77 vjeç. Paraprakisht janë vaksinuar rreth 7.000 punonjës shëndetësor me “Fajzer” dhe “Sputnik”.

Edhe pse shifra nuk është zyrtarisht e konfirmuar, supozohet se edhe rreth 10.000 qytetarët të Maqedonisë së Veriut vullnetarisht u vaksinuan me “Astra Zeneka” në Serbi.
Ministria e Shëndetësisë të martën solli vendim që me vaksinën e “Oksfordit “Astra Zeneka” të mos vaksinohen personat ml të rinj se 60 vjeç, pasi që përdorimin e saj e kufizuan edhe një pjesë e vendeve evropiane midis të cilave edhe Gjermania për shkak të paraqitjes së reagimit trombotik.
Specialistja hematologe dr. Irina Panovska-Stavridis apelon deri te qytetarët që të jenë të qetë lidhur me imunimizimin kundër Kovid-19, për shkak se efekti i padëshiruar i reagimit trombotik pas marrjes së “Astra Zeneka”-s është ekstremisht i rrallë dhe në masë të madhe i përballueshëm.
“Nga 18 milionë doza të ‘Astra Zeneka’-s të aplikuara në Britani të Madhe gjithsej janë evidentuar 30 tromboza, kjo është incidencë më e vogël e trombozave sesa në popullatën e shëndetshme e cila nuk është vaksinuar”, thotë Panovska-Stavridis.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button