Dështoi votimi i parë për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, seanca do të vazhdojë nesër

Parlamenti i Kosovës ka filluar seancën për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, kua kandidatë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta. Pas tentimit të parë për votim, dështoi votimi me 79 vota, për çka udhëheqësi i seancës Glauk Konjufca vendosi për pauzë. Pas pauzës, Konjufca vendosi që seanca të vazhdojë nesër prej orës 17:00,  raporton Portalb.mk.

Tetëdhjetë e katër deputetë ishin të pranishëm në seancë duke plotësuar kushtet për fillimin e seancës, por në kutinë e votimit, pati më pak vota se 80 vota, duke mos e plotësuar kushtin për kuorum.

Në dy raundet e para për zgjedhjen e presidentit duhen 80 vota, derisa presidenti mund të zgjedhet në raundin e tretë me 61 vota për, por me prezencën e 80 deputetëve.

Ndryshe, mandati i presidentit mbaron më 5 maj, ndërsa 30 ditë para përfundimit të mandatit duhet të fillojnë procedurat për votim, në bazë të nenit 86.2. Dështimi për të zgjedhur presidentin, e dërgon vendin në zgjedhje.

Më 22 mars të këtij viti, Kuvendi i Kosovës me 67 vota “për” dhe 30 vota “kundër” nga 107 deputetët e pranishëm, ka votuar Qeverinë e re të Kosovës me kryeministër Albin Kurtin, si kandidat e kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Formimi i Qeverisë erdhi pas formimit të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit, si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ndërkohë, nga 5 nëntori i vitit 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje, detyrë të cilën e ushtroi pastaj Vjosa Osmani, për të vazhduar tani Glauk Konjufca.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button