Ballkani i stereotipizuar

Rajoni i Ballkanit, ishte zona e parë e Europës që e priti ardhjen e kulturës së epokës të paleolitit neolitit dhe kohës së metalit. Hapësira e Ballkanit është njohur nga pozicionet e saja gjografike dhe historikisht zonë e njohur si një udhëkryq i kulturave dhe civilizimeve të ndryshme.Nga parahistoria dhe artifaktet e antikitetit klasik,ky rajon ishte hapësira banuese e disa fiseve dhe popujve të lashtë si: helenët,ilirët, maqedonasit antik, thrakët etj. Gjatë mesjetës, Ballkani u bë një arenë për një seri luftrash midis Perandorisë Bizantine, Bullgarisë, Perandorisë Osmane dhe Sërbisë.

Ngjarja historike që la shenjë më të madhe në kujtimet kolektive të popujve të Ballkanit, ishte zgjerimi dhe më pas rënia e Perandorisë Osmane. Nga fundi i shekullit XVI,  Perandoria Osmane ishte bërë forca kontrolluese në rajonin e Ballkanit, edhe pse ajo ishte përqendruar në rajonin e Anadollit. Me ardhjen e Perandorisë Osmane nuk erdhi vetëm pushtimi, por edhe vlerat dhe kultura, feja, gjuha, mënyra e të veshurit, ushqimet, traditat . Osmanlinjtë me vete sollën edhe një qytetërim të ri të bazuar në kulturën islame.

Emri i Ballkanit nis me Perandorin Osmane si emër që nënkupton një vargamal pyjor, por edhe me një kuptim tjetër, si rajon i mjaltit dhe gjakut. Kuptimi i fundit sa i përket emrit Ballkan, qëndron në atë se, osmanlinjtë e shihnin si vend me plotë pasuri dhe si rajon strategjikë, por që pushtimi i tij osmanlinjve u kushtoi me shumë humbje të ushtarëve.

Vendet e Ballkanit të pushtuara për gati 500 vite nga ana e Perandorisë Osmane, popujt ballkanik ishin të lodhura nga robëria e gjatë dhe si pasojë filluan të mendojnë dhe punojnë për t’u çliruar. Popujt ballkanik duke parë dobësimin e Perandorisë Osmane, filluan që të bëjnë kryengritje. Në shekullin XIX, popujt e parë që nisën formimin e shteteve të tyre ishin: grekët, bullgarët, sërbët dhe malazezët. Pra, kah fundi i shekullit XIX në hartën ballkanike u shfaqën Greqia,Sërbia,Bullgaria dhe Mali i Zi. Tashmë Perandoria Osmane ishte e copëtuar dhe mjaft e dobësuar, ku si e tillë ajo priti Luftërat Ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore.

Lufta e Parë Botërore u nxit në vitin 1914, si shkas ishte atentati ndaj mbretit austro-hungarez Franc Ferdinantit, atentat i kryer nga ana e Gavrillo Principit, pjesëtar ky i një organizate revolucionare me emrin Nova Bosna (Bosnja e Re). Atentati u krye në Sarajevë të Bosnjës, vend ky i cili ishte shembull i dallimeve kulturore dhe fetare.

Pas mbarimit të luftës palët humbëse si Gjermania,Itali dhe Austro-Hungaria ishin të pa kënaqur nga ndarja e teritoreve kjo ishte një nga arsyet e fillimt të Luftës Dytë Botrore (1939-1945) Lufta kishte karakter antifashist dhe çlirimtar,në këtë luftë më të egër në historin e njerzimit morën pjesë 61 shtete ku u vranë rreth 50 milion njerez.

Gjatë dy luftërave botërore, edhe rajoni i Ballkanit dhe popujt e vegjël përjetuan mizoritë  të mëdha.

Luftërat do të vazhdonin në vitin 1991, Ballkani ishte prekur nga konfliktet të armatosur në ish-Federatë e Jugosllavisë, duke rezultuar me spastrim etnik,dhunime,masakra dhe vrasje masive e cila përfundoj me ndërhyrjen e forcave të Aleancës Veriatlantike (NATO-s) fillimisht në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe më pas në Kosovë.

Duke qenë një gadishull i vendosur në pjesën juglindore të Europës, gjithmonë ka luajtur një rol të rëndësishëm gjeopolitik dhe gjeostrategjik.Nga ky pozicion rajoni u ndërtua si një mozaik diversitetesh multikulturor,multietnik dhe udhëkryq ku do të takoheshin tre fetë hebraike.

Ky rajon shpesh është përballur me epitete stereotipe dhe fraza me konotacion negativ, si dhe kritika të shumta.Frazat më të zakonshme për Ballkanin janë parafytyruar me konfliktet historike, apo me frymën e dominimit të orientalizmit.Nuk mund të mohohet që luftërat që shpërthyen  në periudhën e viteve 90-të, do ndikonin dhe  vazhdojnë të ndikojnë në jetën e shumë njerëzve edhe  sot. Në Ballkan më së miri mund të përshtateshin epitetet negative dhe shpesh herë të hiperbolizuara.

Njeriu është i prirur të memorizoj gjatë gjithë kohës, por ndonjëherë nuk jemi aq të aftë të kuptojmë gjithë botën, ndaj këto lloj perceptime të shpejta mund të jenë dhe të gabuara.Duke i lënë stereotipet herë pas here nëpër syrtare që janë të shtrembëruara, por ndonjëherë, dhe me baza të vërteta nga këtë fraza mund të lindin edhe konflikte.

Stereotipet njihen edhe si përshtypje të ngurta që krijohen nga mos informacioni i saktë, ose edhe nga takimet duke filluar nga aparenca fizike për një njeri,veshja grupi etnik dhe atë fetar.Janë të frikshme kur ato nga personalia përgjithësohen dhe nuk pranohen, edhe në raste kur ju jepen argumente edhe fakte reale.

Ballkani, gjithmonë ka përfaqësuar një gjendje të ndërmjetme midis etapave të zhvillimit,duke etiketuar si gjysëm i zhvilluar,gjysëm i  qytetëruar,gjysëm kolonial dhe gjysëm oriental.Një tjetër mungesë e ligjërimit për Ballkanin, ka qenë edhe tradita akademike, ku ky rajon ka qenë i përshkruar shumë herë përmes udhëpërshkruesve,misionarëve dhe agjenturave të  huaja.

Një pjesë e mirë e teksteve që kanë qarkulluar në Europën Perëndimore, të cilat janë bërë për Ballkanin janë udhëpërshkrime.Udhëtarët perëndimor shkrimet i bënin duke iu referuar përftyrimeve,temave dhe metaforave që ishin krijuar prej pushtimeve kolonizuese.Ata e përshkruanin vendin si të egër,anarki,mungesë ligjesh dhe si banorë gjysëmbarbarë.Kjo përshtypje mund të krijohej varësisht nga udhëtimi i tyre dhe vështirësitë që mund të kalonin.

Ashtu sikur Mesdheu që mund të quhet djepi i historisë njerëzore, kjo vlene edhe për Ballkanin, që nuk duhet doemos të lidhet me diçka negative, edhe pse fjala na shtyn të mendojmë për një teritor të pasigurt dhe konfliktuoz.Duke qenë se diskursi gjithmonë ndërtohet nga të fortët, steriotipet do të shfrytezohen si një instrument i fuqishëm politik duke ulur të tjerë për të qenë dikush tjetër lart.

Frazat stigmatizuese kan ndikuar edhe tek vetë popujt e Ballkanit, duke u ngurtesuar dhe duke e thënë me zë të ulët se nga vijnë, si dhe duke u çuditur nga epitete që dëgjojnë për veten, në Ballkan është ndërtuar një hirarki. Sllovenët nuk e llogarisin veten si pjesë e Ballkanit, ku kjo bën që kufiri në veri të jetë konvencional dhe jo natyror.  Kroacia duke e pa Serbinë si vend më lindor, dhe kjo e fundit duke i parë shqiptarët dhe boshnjakët si më oriental.

Ballkani ka një kulturë të mirfilltë dhe autoktone e cila nuk i ngjan as me atë europiane, e as asaj aziatike.Treva e Ballkanit lindi një numër të madh figurash si Aristoteli,Sokrati,Leka i Madh,Gjergj Kastrioti dhe një serë personalitetesh që do të bëjnë histori.

Të jeshë në qendër nuk do të thotë të jeshë i humbër,të jeshë në pozite ku gjithë rrugët kalojnë nga ti nuk do të thotë të jeshë i humbur.Këto stereotipe nuk duhen të jenë pengesë dhe stagnim për progres për gjithë vendet e Ballkanit, përkundrazi duhet të jenë stimul dhe qëllim drejt zhvillimit dhe avancimit.

Stereotipet nuk mund t’i zhdukim, por mund të ulim ndikimine tyre duke përdorur racion dhe duke kuptuar, se çdo vend varësisht nga shtrirja gjografike, populli,besimi dhe orientimi politik,  ka përparësitë dhe mangësit e veta.

Shkruan: Enisa Amiti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button