Mickoski pas takimit me grupin “Nuk e hapim derën”: Nuk do të pranojmë regjistrimin që nuk i respekton rregullat e Eurostatit

Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Micskoski, ka paralajmëruar që nuk do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve nëse nuk respektohen praktikat dhe metodat e Eurostatit, transmeton Portalb.mk.

“Së bashku u pajtuam që rezultatet e regjistrimit nuk do të mbështeten, nëse regjistrimi nuk do të zbatohet në bazë të metodologjisë dhe standardeve të Eurostatit dhe praktikave evropiane”, deklaroi Mickoski pas takimit.

Ata theksuan që është një veprim i mirë shtyrja e regjistrimit për shkak gjendjes së përkeqësuar epidemiologjike.

Ndryshe, pas debatit dy-ditor, me parimin e Badenterit, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 95 vota për dhe 12 kundër e ka shtyrë procesin e regjistrimit të popullatës për më 5 shtator 2021.

Maqedonia gati dy dekada pa regjistrim

Përndryshe, Regjistrimi i popullsisë u prit të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021, por liderët maqedonas Zaev dhe Mickoski në takim liderësh ranë dakord që regjistrimin ta zhvillojnë nga 5 deri më 30 shtator. Regjistrimi i diasporës filloi nga një marsi.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button