RMV, u sulmuan inspektorët duke kontrolluar një lokal ku gjendeshin 20 persona jashtë orarit

Inspektorët shtetëror të tregut duke kontrolluar jë lokal pas orës 21:00, kanë gjetur 20 persona, ndërsa njëri nga të pranishmit ka tentuar të sulmojë ekipin e inspektorëve, transmeton Portalb.mk.

“Në ora 21:35, inspektorët e Inspektoratit shtetëror të tregut – Tetovë, kanë kryer kontrolle në objektin hotelerik në fshatin Poroj, Tetovë, pronë e Sh.K. nga Poroji”, raportojnë nga policia.

Inspektorët gjatë kontrollit kishin konstatuar se objekti ka punuar pas orarit të lejuar dhe në të janë gjetur 20 mysafir.

“Inspektorët ishin të penguar nga M.B. nga fshati Poroj, i cili tentoi edhe fizik t’i sulmojë, por ishte i penguar nga të pranishmit”, raportojnë nga Policia.

Policia paralajmëroi që pas dokumentimit të rastit, ndaj pronarit do të dorëzohet kallëzim penal në bazë të nenin 206 nga Kodi Penal, ndërsa ndaj M.B. do të dorëzohet padi përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button