RMV, mësimdhënësit e moshës mbi 50 vjeçare të paraqiten për vaksinimin kundër Kovid-19, kërkoi ministria

Mësimdhënësit e klasave të para, dyta dhe të treta që janë në moshën mbi 50 vjeç, mund të aplikojnë për vaksinim kundër virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar nga shkollat të dorëzojnë listën e mësimdhënësve të punësuar në shkollën tuaj që mbajnë mësim nga klasa e parë deri në klasën e tretë dhe që janë në moshë mbi 50 vjeç si dhe të punësuar që janë pjesë nga kuadri jo mësimor dhe janë në moshë mbi 50 vjeç.

Të drejtën për vaksinim, përveç mësimdhënësve, kanë mundësi të shfrytëzojnë edhe të punësuarit tjerë në shkollë. Të gjithë duhet të regjistrohen për vaksinim në linkun https://pass.schools.mk/ duke shfrytëzuar llogarinë e platformës nacionale schools.mk.

“Është e nevojshme të plotësohen, gjegjësisht shënojnë kolonën Sëmundjet kronike (nëse e kanë) dhe kolonën Interesi për imunizimin e COVID-19 (nëse e ka). Nëse ka ndonjë vërejtje, të njëjtën mund ta futni në kolonën Vërejtje”, sqarojnë nga ministria.

Këtë nismë të MASH-it, kryetari i Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë e ka vlerësuar si një nismë që vjen pas kërkesës së tyre për vaksinimin e punonjësve me prani fizike ne shkolla dhe kopshte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button