RMV, të hënën në “Boris Trajkovski” do të fillojë vaksinimi masiv, Filipçe tregoi grupet e qytetarëve që do të vaksinohen fillimisht

Në sallën e sporteve “Boris Trajkovski” në Shkup, planifikohet vaksinimi masiv i qytetarëve kundër virusit korona, ku planifikohet ditën e parë rë vaksinohen afër 3 mijë qytetarë, transmeton Portalb.mk.

“Po përfundojnë përgatitjet për në sallën “Boris Trajkovski”, që do të jetë një pikë për vaksinimin masiv. Procesi do të fillojë të hënën”, deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko FIlipçe.

Ministri sqaroi se tashmë janë bërë listat për vaksinim, ku përfshihen njerëzit që punojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ushtri, gazetarët dhe punonjësit e Qytetit të Shkupit, duke theksuar që përparësi kanë personat me sëmundje kronike.

Në ditë janë të parapara rreth 3 mijë termine për vaksinim, duke paralajmëruar që mesatarisht çdo ditë do të vaksinohen 4 mijë qytetarë, ndërsa së shpejti numri do të arrijë në 7 mijë.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 61-të vendosi që salla e sportit “Boris Trajkovski” të shndërrohet në qendër për vaksinimin masiv të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button