RMV, në spitale po mjekohen mbi një mijë pacientë në lidhje me Kovid-19, në qendrat e Shkupit u zvogëlua numri i vendeve të lira

Në lidhej me virusin Kovid-19, në qendrat për kovid në Maqedoninë e Veriut po shërohen 1684 pacientë, derisa në Shkup gjatë 24 orëve të fundit më shumë u pranuan pacientë, në krahasim me numrin e pacientëve të liruar, transmeton Portalb.mk.

“Numri i përgjithshëm I pacientëve që po mjekohen në reparte infektive në kryeqytet dhe gjithë vendin është 1684, ndërsa ka 230 vende të lira në qendrat për kovid”, raportoi Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar se në gjitha hapësirat ka pajisje për oksigjenim.

Ministria e Shëndetësisë raportoi që në Manastir janë 112 pacientë, Shtip 86, Tetovë 46, Veles 97, Kumanovë 96, Ohër 110, Prilep 138, Gostivar 43, Strugë 19, Strumicë 87, Koçani 32, Kërçovë 28, Kavadari 79 dhe Gjevgjeli 24 pacientë.

“Në 24 orët e fundit në qendrat për kovid në Shkup po mjekohen 103 pacientë të rinj për shkak komplikimeve nga virusi korona”, sqarojnë nga ministria, duke theksuar se gjithsej 685 pacientë po shërohen në qendrat për kovid në Shkup.

Në 24 orët e fundit janë lëshuar 86 pacientë të shëruar nga qendrat për kovid në Shkup, ndërsa deri në mëngjes ka pasur 70 vende të lira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button