RMV, automjetet e Serbisë nuk do të paguajnë në pikat pagesore, pasi na dhuruan vaksina, paralajmëroi Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në shenjë falënderimi për vaksinat e dhuruara nga Serbia, paralajmëroi që qytetarët e Serbisë të mos paguajnë pagesa rrugore nëpër Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Këtë verë po merret në konsideratë shpërndarja e kartelave për pikat pagesore për automjetet e regjistruara në Serbi në mënyrë që ata të mos paguajnë, për të shlyer disi, megjithëse nuk ka çmim, por prapëseprapë Serbia u ka dhënë para qytetarëve për ato vaksina. Le t’i kthehemi miqësisë me miqësi”, deklaroi Zaev në intervistën për Kanal5, duke sqaruar se Serbia ishte i vetmi vend që i doli në ndihmë vendit.

Ai theksoi që ka kërkuar ndihmë edhe nga Izraeli, Franca e Britania, por nuk pati sukses, ndërkohë vlerësoi si jo të këndshme pamjet e vaksinimit të qytetarëve javën e kaluar në Serbi.

“Të gjithë duam të kemi vaksina në shtëpi, por këto janë rrethanat. Kisha ndjenjë të pakëndshme që bashkëqytetarët tanë udhëtuan për vaksina në Serbi, por nuk duhet të themi se shteti nuk bëri asgjë, përkundrazi, shteti bëri gjithçka dhe ne jemi të sigurt për këtë”, deklaroi Zaev, duke kërkuar që të mos akuzohet që nuk ka bërë asgjë.

Kryeministri paralajmëroi që deri më 15 prill do të vijnë 10 mijë vaksina nga Pfizer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button