Maqedoni e Veriut, u shënua Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Me një vrapim simbolik në brigjet e lumit Vardar në Shkup u shënua 2 Prilli – Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Autizmin, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizuar nga shoqata “Xixëllonja e kaltër” e cila synon përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me autizëm dhe klubit atletik “Kor Runners”, sot rreth 50 persona simbolikisht vrapuan rreth 2 km për të rritur ndërgjegjësimin rreth autizmit.

Jasmina Troshanska nga shoqata “Xixëllonja e kaltër” në deklaratë për AA tha se me klubin atletik “Kor Runners” organizojnë një garë simbolike me qëllim të ngritjes së vetëdijes për këtë çështje në vend, veçanërisht mungesën e sporteve tek të rinjtë të cilët përballen me problemin e autizmit.

“Numri i personave me autizëm po rritet vazhdimisht. Edhe numri i fëmijëve, sepse metodat e diagnostikimit janë përmirësuar vitet e fundit. Sidoqoftë, nuk ka ndonjë shifër zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, hulumtimi i fundit tregon se mnë nivel evropian ka 5 milionë fëmijë me çrregullime të spektrit autik”, theksoi Troshanska.

Bojan Sapunov, përfaqësuesi i klubin “Kor Runners” nga Shkupi, një nga organizatorët e garës simbolike, tha se ata janë shumë të kënaqur që të përfshijnë njerëz me autizëm në radhët e tyre dhe të bëjnë sport me ta.

Në deklaratën për Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, Bojan Sapunov këtë porosi për të gjithë njerëzit me autizëm që jetojnë në vend:

“Do të dërgoja një porosi që të gjithë janë të mirëseardhur, të jenë me ne në çdo kohë. Ne nuk bëjmë asnjë dallim. Ne do të ishim shumë të kënaqur nëse sa më shumë persona të bashkohen me ne në vrapim dhe sport”, tha Sapunov.

Çdo vit, 2 Prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin.

Qëllimi kryesor është të mbështesë përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve që vuajnë nga autizmi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button