Përdoruesit e iPhone po shpenzojnë si kurrë më parë në aplikacione

Një përdorues mesatar i iPhone ka shpenzuar 38% më shumë në aplikacione premium dhe blerje në 2020-ën krahasuar me një vit më parë, raporton PCW. Sipas të dhënave të Sensor Tower, një përdorues i iPhone ka shpenzuar afro 138 dollarë. 2020-ta ishte vit rekord për shpenzimet në App Store.

Edhe pse shitjet u rritën me 42% në në 2016-ën, rritja prej 38% në 2020-ën tejkalon rritjet e shitjeve gjatë viteve 2018 dhe 2019.

Burimi kryesor i shitjeve kanë qenë padayshim lojërat si Candy Crush Saga apo Gardenscapes. Përveç lojërave mobile, shpenzimet janë rritur edhe në kategorinë e dëfrimit duke arritur në 10.20 dollarë ose rritje prej 26%.

Shitjet në dyqanet e aplikacioneve kanë qenë një trend në rritje vitet e fundit e sidomos në 2020-ën kur bota u përball me një krizë shëndetësore për shkak të Covid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button