0800 88 500 SOS linjë falas për fëmijë, u hap sot nga zyra e Avokatit të Popullit në Maqedoninë e Veriut

Në zyrën e Avokatit të Popullit filloi të funksionojë SOS linja telefonike falas për fëmijë 0800 88 500 ku fëmijët mund të raportojnë çdo problem, shkelje të ndonjë prej të drejtave të tyre, por edhe të ndajnë mendimet dhe pyetjet e tyre që u interesojnë atyre, dhe për të cilat ata nuk pyeten fare, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Linja telefonike falas te Avokatit të Popullit për fëmijët do të jetë një mbështetje shtesë për të gjithë fëmijët. I inkurajoj dhe u bëj thirrje që ta përdorin atë sa herë që duan të flasin edhe kur kërkojnë përgjigje për pyetje dhe probleme në tema që u interesojnë atyre, madje në raste të ndajnë diçka që i shqetëson, që i bën ata të ndjehen të trishtuar, të mërzitur ose i pengon ata në ushtrimin e të drejtave të tyre, tha sot Zëvendës Avokatja e Popullit z-nja Vaska Bajramovska-Mustafa në promovimin e linjës telefonike.

Nga puna e deritanishme, tha ajo, nuk ka dyshim në lidhje me konstatimin për të cilat, gjatë vizitave tona në shkollë dhe institucione të tjera publike, ndër tjerash, e venë në pah nevojën për linjë telefonike speciale falas te Avokati i Popullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button