RMV, vitin e kaluar janë parandaluar 1.400 kalime të paligjshme të kufirit nga Brigada e parë

Vetëm vitin e kaluar, Brigada e parë e këmbësorisë e ARM-së ka parandaluar 1.400 përpjekje për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe ka realizuar 300 riparime në gardhin mbrojtës në zonën e Gjevgjelisë, si pjesë e mbështetjes së policisë në sigurimin e kufirit jugor, ku që nga viti 2015 është duke vazhduar kriza e valës së migrantëve, kryesisht nga Lindja e Mesme. Angazhimi i brigadës u theksua në ceremoninë e sotme me rastin e Ditës së Brigadës së parë të këmbësorisë, në të cilën ushtarëve iu shpreh mirënjohje për sigurimin e kufirit, por edhe për mbështetjen e tyre në përballjen me pandeminë dhe për pjesëmarrje në operacionet jashtë vendit, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Ua urojmë Ditën e njësisë të gjithë anëtarëve e Brigadës së parë të këmbësorisë. Njësia më e madhe luftarake në Armatë veçohet jo vetëm për përvojën e fituar dhe pjesëmarrjen në operacionet paqeruajtëse në Afganistan dhe Irak, angazhimin në kufirin jugor, rezultate të larta të vlerësimeve dhe aktiviteteve trajnuese, por edhe me ndihmë dhe asistencë të vazhdueshme vetëmohuese për qytetarët dhe institucionet e Republikës Maqedonia e Veriut, gjithmonë kur është e nevojshme. Në kuadër të brigadës është njësia jonë më e madhe e deklaruar – batalioni i këmbësorisë së lehtë, i cili në periudhën e ardhshme do të konfirmojë gatishmërinë e saj për stërvitjen “Goditja vendimtare 21”, ka porositur Shtabi i përgjithshëm i ARM-së.

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska para ushtarëve në ceremoninë në kazermën “Strasho Pinxhur” theksoi:

Vetëm vitin e kaluar, ju keni parandaluar rreth 1.400 përpjekje për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Me rreth 300 ndërhyrje në rajonin kufitar afër Gjevgjelisë, ju e keni mbrojtur dhe mirëmbajtur gardh funksional të sigurisë. E keni mbrojtur atdheun tuaj, i keni mbrojtur qytetarët tuaj

Situata e krizës në kufirin jugor dhe pjesën veriore po vazhdon që nga gushti i vitit 2015, kur u deklarua në mënyrë që ARM të ndihmonte policinë në përballjen me valën e migrantëve. Që atëherë, Kuvendi ka vazhduar vendimin e krizës çdo 6 muaj. Sidoqoftë, pasi dje Kuvendi dështoi të zgjasë krizën në kufi për gjashtë muaj të tjerë për shkak të bllokadës nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativën, Qeveria miratoi vendim duke e zgjatur atë për 30 ditë, e drejtë sipas Ligjit për Menaxhim të krizave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button