Pastrimi i deponive dhe grumbujt me bërllok në rajonin Lindor dhe Verilindor shtyhet për një muaj

Në vend se kah fundi i marsit, pastrimi i deponive jo-standarde dhe grumbujt me bërllok që gjenden në komunat e Rajonit të planifikimit Lindor dhe Verilindor do të fillojë me një vonesë prej një muaji, njofton Portalb.mk.

Nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, për “Meta.mk“, sqarojnë se ka aktivitet ka vonesë sepse në procedurën e parë të tenderit nuk u zgjodh kompania që ishte ofertuesi më i mirë, e pas kësaj procedura për zgjedhjen e mbikëqyrjes u përsërit.

“Punët për pastrimin e deponive në rajonin Lindor dhe Verilindor janë planifikuar të fillojnë deri në fund të prillit 2021, kurse mbyllja e deponive jo standarde do të bëhet paralelisht me procedurën e shpronësimit të tokës, ku ka toka private ndërsa gjenden deponi jo standarde”, informojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Përndryshe, në 18 komuna të kësaj pjese të vendit, në fazën fillestare, do të pastrohen 70 deponi ilegale dhe 7 nga deponitë ekzistuese jo-standarde komunale, për çka tashmë janë përzgjedhur dy kompani nga Gjermania dhe Turqia.

Në periudhën e ardhshme, ato do të duhet të punojnë veçmas për pastrimin e mbeturinave në dy rajonet e planifikimit, ku vetëm rikultivimi i deponive jo-standarde të komunave do të kushtojë rreth 10 milionë euro.
Sapo këto hapësira të pastrohen nga mbeturinat e akumuluara, komunat dhe ndërmarrjet publike komunale në të ardhmen do të kenë kompetenca të qarta për mirëmbajtjen e këtyre vendeve, për të cilat tashmë janë nënshkruar marrëveshje me detyrime të veçanta për to.

Një herë në vit, ndërmarrjet publike komunale, nga këto komuna, do të duhet të monitorojnë ujin nëntokësor dhe të inspektojnë vizualisht terrenin, të mirëmbajnë gardhin dhe kanalin për ujërat atmosferikë të deponisë së mbyllur. Ata e kanë detyrim, dy herë në vit, të presin barin dhe të bëjnë vëzhgimin topografik në lidhje me rënien e trupit të deponisë dhe qëndrueshmërinë e mbulesës. Pas vitit të tetë nga mbyllja e deponisë, komunat përmes ndërmarrjeve publike janë të detyruara të vazhdojnë me monitorimin e ujërave nëntokësore dhe monitorimin topografik të deponive një herë në vit.

Procedura e përgjithshme për mbyllje dhe pastrim të deponive jo-standarde dhe grumbujve me bërllok në rajonin e planifikimit Lindor dhe Verilindor do të zhvillohet në dy faza. në Rajonin e planifikimit Lindor janë regjistruar gjithsej 12 deponi të papërshtatshme komunale dhe 72 deponi ilegale, ndërsa në Rajonin e planifikimit Verilindor ekzistojnë gjithsej gjashtë deponi komunale jo standarde dhe 32 deponi ilegale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button