Qëndroni të qetë, ndërlikimet e mundshme nga “AstraZeneka” janë jashtëzakonisht të rralla, tha hematologia Panovska Starvidis

“Përfitimet e vaksinimit për kovid-19 janë shumë të mëdha na krahasim me rrezikun e  efekteve të mundshme anësore”, d-r. Irina Panovska-Stavridis, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Hematologia specialiste d-r. Irina Panovska-Stavridis u bën thirrje qytetarëve të jenë të qetë në lidhje me imunizimin kundër kovid-19, sepse efekti anësor i reagimit trombotik pas marrjes së vaksinës “AstraZeneka” është jashtëzakonisht i rrallë dhe në masë të madhe tejkalohet.

D-r. Panovska-Stavridis është drejtoreshë e Klinikës Universitare të hematologjisë, ku po trajtohet një vajzë 28 vjeçare, e cila, siç tha dje Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka pas reagim trombotik pasi u vaksinua në Serbi më 21 mars .

Dje, klinika raportoi zyrtarisht në Agjencinë e Barnave MALMED efekt të mundshëm anësor të vaksinës për kovid-19 nga “AstraZeneka” i diagnostikuar te një paciente, e lindur në vitin 1992.

Pacientja është pranuar në Klinikë më 30 mars me simptoma të trombozës në venën e syrit, me de-dimerë të lartë dhe numërim jashtëzakonisht të ulët të trombociteve. Gjendja, thotë d-r. Panovska-Stavridis, korrespondon me sindromën e përshkruar rishtazi të trombozës të shkaktuar nga trombocitet e dëmtuar nga imuniteti, vlerat e të cilëve janë gjithashtu të ulëta dhe mund të ndodhin si rezultat i imunizimit me vaksinën për kovid-19 të “AstraZeneka”.

Vajza 28 vjeçe e pranuar në spital me reaksion trombotik pas pranimit të vaksinës “AstraZeneka” në Serbi, tha Filipçe

Kjo gjendje është jashtëzakonisht e rrallë dhe është përshkruar me një incidencë prej 1 në 125,000 në 1 në 1,000,000 individë të vaksinuar.

“Pacientja i është nënshtruar diagnozës së rekomanduar dhe ajo po pranon terapi adekuate, në përputhje me standardet më të fundit botërore për trajtimin e kësaj gjendjeje. Për momentin, është e qëndrueshme dhe simptomatologjia neurologjike është tërhequr pothuaj plotësisht”, thotë Dr. Panovska-Stavridis për SAKAMDAKAZHAM.MK.

Sipas saj, nuk ka asnjë test me të cilin mund të parashikohet shfaqja e kësaj gjendjeje, as një kurë që mund ta parandalojë atë.

“Gjëja më e rëndësishme për të mbajtur mend është se përfitimet e vaksinimit kundër kovid-19 janë pakrahasimisht më të mëdha se rreziku i efekteve të mundshme anësore”. Vendimi për të bërë pauzë imunizimin me këtë vaksinë tek njerëzit nën 60 vjeç në vendin tonë është një masë e përshtatshme për të mbrojtur më tej shëndetin deri në vendimin përfundimtar të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) rreth këtij qëndrimi”, thotë d-r. Stavridis – Panovska.

Komiteti për vlerësim të rrezikut të farmakovigjilencës (PRAC) e EMA po vlerëson me kujdes të gjitha rastet e raportuara për shkak të evidentimit të një numër të madh të rasteve të tilla në disa vende evropiane. Deri më sot, asnjë faktor specifik i rrezikut, të tilla si mosha, gjinia, ose historia e mëparshme mjekësore e çrregullimeve të mpiksjes, nuk janë identifikuar si shkaku i këtyre ngjarjeve shumë të rralla.

“Një lidhje shkaku i vaksinës nuk është provuar, por është e mundur dhe analiza e mëtejshme vazhdon. Pozicioni përfundimtar i EMA do të shprehet javën e ardhshme”, thotë d-r. Panovska-Stavridis, pasi autoritetet shëndetësore në vendin tonë vendosën të marrin këtë vaksinë vetëm për njerëzit mbi 60 vjet, duke ndjekur shembujt e Kanadasë dhe Gjermanisë.

Ajo rekomandon që të bëhet konsultim me mjekun familjar nëse simptoma të tilla si gulçim, dhimbje gjoksi ose stomaku, ënjtje ose ftohje e këmbës, dhimbje koke e rëndë ose e pazakontë ose shikim i turbullt ndodhin midis 4 dhe 21 ditësh pas marrjes së vaksinës KOVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button