Filipçe tha se do të bisedohet në lidhje me masat shtesë gjatë festave fetare, ende nuk dihet asgjë

Ditëve në vijim do të shihet në qoftë se do të vendoset masa shtesa për shkak të festave fetare, këtë do ta vendosë Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në takimin e ardhshëm, kështu tha Filipçe sot gjatë një vizite që kishte në Spitalin Klinik të Manastirit. Ndërkaq, Filipçe rikujtoi se përkundër faktit që vitin e kaluar kishte masa më të rrepta gjatë këtyre festave, përsëri kishte pacientë të ri, shkruan Portalb.mk.

“Ne kemi masa të balancuara, ndërsa kemi rezultatet e disa shteteve të cilat kanë masa më të rrepta, dhe përkundër kësaj, u përballën me një situatë të vështirë, për shembull në shtete të Evropës së mesme edhe pse nuk punonin as restorantet, as shitoret, kishin numër të madh të pacientëve që d.m.th. se virusi nuk i kursen se ata. Ata shtete të cilat vendosën orë policore dhe karantinë më rrepta se ne nga shfaqja e kësaj vale të virusit, përsëri nuk dhanë rezultate. Këto masa të balancuara janë kufizime të moderuara, të kombinuara me përgjegjësinë individuale” tha Filipçe.

Në lidhje me shtetasit maqedonas të cilët u vaksinuan me “AstraZeneka” në Serbi, ndërsa janë më të ri se mosha 60 vjeçare, për të cilët rekomandohet që doza e dytë të jetë me vaksinën tjetër, tha Filipçe se do të mund ta marrin në Maqedoninë e Veriut.

“Të gjithë që janë vaksinuar në Serbi, me dozën e dytë do të vaksinohen në vendin tonë, pres që qeveria Serbe të dërgoje listën e tyre në mënyrë elektronike. Në pjesën e mendimit profesional për “AstraZeneka” do të pres qëndrimin zyrtar të Komisionit Evropian për Barna, javën e ardhshme” tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button