Sot në Tetovë me “AstraZeneka” filloi imunizimi i të moshuarve, 80 persona janë vaksinuar

Vaksinimi kundër Kovid-19 sot ka filluar me “AstraZeneca” në Tetovë, gjithsej janë vaksinuar 80 persona të moshës mbi 77 vjeçare ndërsa ditëve në vijim pritet që në bazë ditore të vaksinohen deri në 160 persona. Terminët për vaksinim, kategoria e të moshuarve i ka bë përmes aplikacionit “Termini im”, shkruan Portalb.mk.

Borislav Jorgaqieski, drejtori i Shtëpisë për Shëndet Tetovë potencoi se nga java e ardhshme do të rritet intensiteti i numrit të personave të cilët do të vaksinohen në bazë ditore, ndërkaq deri tani, gjithçka është duke shkuar sipas planit për vaksinim.

“Vaksinimi deri tani shkon pa probleme. Realizohet në dy punkte të Shtëpisë të Shëndetit në Tetovë. Sot do të punohet vetëm me një ndërrim dhe do të vaksinohen 80 persona, në përputhje me terminët e tyre. Nga java e ardhshme, gjegjësisht nga e hëna, do të jepen vaksina në dy ndërrime, nga ora 08:00 deri në 20:00 dhe në ditë do të vaksinohen nga 140 deri në 160 persona” tha Borislav Jorgaqieski, drejtor i Shtëpisë për Shëndet, Tetovë.

Në Tetovë aktualisht po vaksinohet kategoria e personave të moshuar, gjegjësisht atyre të moshës mbi 77 vjeç, kjo për shkak se këta të fundit janë më të rrezikuar nga virusi korona në rast se infektohen, sot gjithsej janë vaksinuar 80 persona të moshuar.

Gjithsej, në Tetovë me pesë komunat përreth janë paraqitur 5.200 qytetarë për vaksinim, disa me anë të mjekut amë ndërsa të tjerët përmes aplikacionit “Termini im”.

Ndryshe, në Tetovë qytetarët vaksinohen me vaksinën e “AstraZeneca” ndërsa gjithsej Shtëpia për Shëndet posedon aktualisht 800 doza të vaksinave, megjithatë, nga Ministria e Shëndetësisë kanë lajmëruar se do të dërgojnë doza të tjera të vaksinave, në përputhje me interesin e qytetarëve për tu vaksinuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button