‘Civika mobilitas’: Ligji për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, në Strugë thuajse nuk zbatohet fare

Mbrojtja e të drejtave të punëtorëve – Projekt i financuar nga Organizata joqeveritare Civika mobilitas “Ëndrra Rinore” është duke realizuar një projekt iniciativë për të drejtat e punëtorëve të sektorit privat në Strugë, transmeton Portalb.mk.

“Nga “Ëndrra Rinore” bëjnë me dije se kanë përfunduar me hulumtimet në teren. Janë vërtetuar shkelje të shumta të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat”, thuhet në kumtesë.

Ligji për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, sipas këtij projekti, thuajse nuk funksionon fare në një pjesë të madhe të kompanive. Janë evidentuar shkelje të shumta si:

  • – Të punësuar pa sigurim shëndetësor
  • – Mungesë e sigurisë në punë siç është sektori i ndërtimtarisë dhe prodhimtarisë
  • – Më shumë se 40 orë pune në javë punë e pa paguar
  • – Mungesë e pushimit vjetor
  • – Rroga e 13 iu është kërkuar mbrapsht nga ana e pronarit, si dhe shumë shkelje të tjera

Ata i janë drejtuam zyrtarisht inspektoratit për punë me pyetjet se sa kompani janë dënuar për shkelje të të drejtave të punëtorëve për periudhën prej një viti. Dhe përgjigjja zyrtare, siç thonë nga kjo organizatë, ka qenë se gjithsej kanë shqiptuar dënim për vetëm një kompani.

“Po ashtu nga ana tjetër nuk ka asnjë rast të denoncuar nga ana e punëtorëve për mobing në punë. Numri i të pa punëve në Strugë me rrethinë është rritur ndjeshëm dhe deri në shkurt të vitit 2021 është 4969 persona të pa punë nga 2856 që ishin në vitin 2019. Projekti “Mbrojta e të drejtave të puntorëve” do të vijojë edhe në muajin Prill me aktivitete në teren”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button