Një burgosur nga “Idrizova” për 7 muaj në telefon bënte rolin e drejtorit: Mashtroi 7 persona me mbi 5.100 euro

Një i burgosur nga burgu i Shkupit “Idrizovë” shtatë muaj përmes telefonit u ka thirrur personave të ndryshëm, duke u prezantuar në mënyrë të rreme si drejtor dhe ka arritur të mashtrojë shtatë persona dhe të shkaktojë dëm material prej rreth 315,000 denarë (mbi 5.100 euro), informuan nga Ministria e Punëve të Brendshëm, transmeton Portalb.mk.

“SPB Tetovë ngriti padi penale kundër B.A (34) nga Shkupi, për shkak të ekzistencës së dyshimit të bazuar për kryerjen e shtatë veprave penale “mashtrim”. Në periudhën prej 02.07.2019 deri më 13.02.2020, derisa ishte duke vuajtur dënimin me burgim në Burgun e “Idrizovës” – Shkup, përmes telefonit celular ai është prezantuar në mënyrë të rreme si pronar apo menaxher i ndërmarrjeve të ndryshme dhe personat K.B (65), S.K (47), J.L (55) nga Tetova, A.H (36), J.M (67) nga Shkupi, S.S (40) nga fshati Xhepçisht dhe M.B (62) nga fshati Bellovishtë ka arritur t’i mashtrojë duke iu thënë se kompania e tij do të bashkëpunojë me ata dhe prej tyre ka arritur të marrë para”, thuhet në buletinin ditor të MPB-së.

Përndryshe, sipas rregullave aktuale ligjore, celularët janë të ndaluar për mbajtje nga ana e të burgosurve në të gjitha burgjet e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button