RMV, DAP-i filloi me gjenerimin e deklaratave vjetore, qytetarët mund t’i konfirmojnë deri më 31 maj

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) informon publikun se kanë filluar aktivitetin për gjenerimin dhe dorëzimin e  deklaratave të para-plotësuara vjetore të taksave për vitin 2020 për përcaktimin e tatimit mbi të ardhurat personale, transmeton Portalb.mk.

Ata ftojnë përdoruesit e regjistruar në sistemin “e-PDD” të bëjnë shikojnë kthimin vjetor të taksave për vitin 2020 përmes profileve.

“Qytetarët mund ta konfirmojnë ose korrigjojnë Kthimin vjetor të taksave për vitin 2020, jo më vonë se deri në afatin përfundimtar të datës 31.05.2021“, informojnë nga DAP-i.

Pas skadimit të afatit ligjor më 01.06.2021, kthimet vjetore të taksave do të marrin statusin e deklaratave përfundimtare të taksave, sipas statusit të fundit të kthimit vjetor të taksave – të konfirmuara ose të korrigjuara, ndërsa zyrtarisht edhe ato kthimet vjetore të taksave, të cilat nga personi fizik as nuk janë konfirmuar dhe as nuk janë korrigjuar.

Kthimi vjetor i taksave për vitin 2020, të cilin qytetari e ka korrigjuar, por ka marrë statusin e kthimit përfundimtar të taksës, do të miratohet nga një person zyrtar i Drejtorisë për të Ardhura Publike.

Nëse personi zyrtari nuk e miraton deklaratën, do të pasojë sjellje e Vendimit për përcaktim të tatimit mbi të ardhurat personale për vitin 2020.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që kanë fituar të ardhura, por akoma nuk janë regjistruar në sistemin e-PDD, ta bëjnë të njëjtën sa më shpejt të jetë e mundur, duke marrë parasysh përfitimet e shumta të përdorimit të sistemit”, informojnë nga DAP-i.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button