Zaev i kundërpërgjigjet Mickoskit për deklaratën që diaspora të mos regjistrohet, por vetëm të evidentohet

VMRO-DPMNE do ta njohë regjistrimin e popullsisë rezidente që është në Maqedoni midis 5 dhe 30 shtatorit, pjesa tjetër është evidentim i diasporës. Ky është pozicioni i VMRO-së edhe tani edhe në të ardhmen, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për TV21. Ai shtoi se migrantët me shtetësi të Maqedonisë nuk duhet të regjistrohen, por kur bëhet fjalë për zgjedhjet ata kanë të drejtë të votojnë, transmeton Portalb.mk.

“Por regjistrimi është diçka tjetër. Ata që kanë kanë paraqitur vendbanimin në vende të tjera janë të regjistruar në vende të tjera dhe nuk mund t’i regjistrojmë 13 herë. Rezultate të tilla nuk do të pranojmë.  Edhe sipas metodologjisë së Eurostatit, dihet se çfarë nënkupton evidentim i diasporës, dhe se çka është saktësisht regjistrimi i popullsisë rezidente dhe familjeve”, tha Mickoski.

Nga ana tjetër kryeministri Zoran Zaev i është kundër përgjigjur Mickoskit, duke thënë se për diaporën gjithmonë kanë nevojë jo vetëm për t’i votuar.

“Çdokush ka mundësi të luajë me numra për arsye politike, por se nuk është e drejtë të na duhet diaspora kur duhet të na votojnë, por të mos na duhet kur na jep para, kur duhet të regjistrohen, kur ndihmon familjet. Diaspora është populli ynë. Sot është jashtë, nesër do të jetë këtu. Ndoshta dikush nga ne do të jetë jashtë nesër, ndërsa diaspora do të jetë këtu. Ky është populli ynë. Ne po regjistrojmë gjithëpopullin tonë, pavarësisht a janë brenda ose jashtë vendit”, tha sot Kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratën e Hristijan Mickoski se diaspora duhet të evidentohet dhe jo të regjistrohet.

Përndryshe, Regjistrimi i popullsisë u prit të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021, por liderët maqedonas Zaev dhe Mickoski në takim liderësh ranë dakord që regjistrimin ta zhvillojnë nga 5 deri më 30 shtator. Regjistrimi i diasporës filloi nga një marsi.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button