Personat që kanë kaluar COVID-19 i mbron imuniteti nga llojet e reja dhe më të rrezikshme të koronavirusit

Kur llojet e reja të SARS-CoV-2 (virusi që shkakton sëmundjen COVID-19) u shfaqën në fund të vitit 2020, u ngritën shqetësime se ata mund të shmangin përgjigjen imune të gjeneruar nga një infeksion ose vaksinim i mëparshëm, duke çuar në ri-infeksion të mundshëm ose vaksinim më pak efektiv, shkruan Panacea.mk.

Për të eksploruar këtë mundësi, studiuesit në Institutin kombëtar i alergjisë dhe sëmundjeve infektive (NIAID), pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit, analizuan mostrat e qelizave të gjakut të 30 persona që u infektuan dhe u rikuperuan nga COVID-19 para se të shfaqeshin variantet e koronavirusit. Ata zbuluan se një nga faktorët kryesorë në përgjigjen imune të SARS-CoV-2 – CD8 + qelizat T – mbeti aktive kundër virusit.

Disa studime të mëparshme kanë treguar se variante të caktuara të koronavirusit mund të jenë më të forta sesa mbrojtja imunologjike kundër antitrupave dhe vaksinave.

Por antitrupat që bllokojnë koronavirusin nga lidhja me qelizat njerëzore janë vetëm një pjesë e historisë, tregon studimi i botuar së fundmi nga (NIAID).

Pjesa e dytë e historisë janë limfocitet T, të quajtura gjithashtu “qelizat T vrasëse”, sepse ato eliminojnë qelizat e infektuara dhe kështu së bashku me antitrupat parandalojnë format më të rënda të sëmundjes.

Shkencëtarët gjithashtu kanë studiuar nëse qelizat T do të jenë në gjendje të njohin tre variantet kryesore (më ngjitëse) të SARS-CoV-2, përkatësisht B.1.1.7 (e cila u shfaq në Britaninë e Madhe), pastaj B.1.351 (identifikuar në Afrikën e Jugut) ) dhe V.1.1.248 (varianti brazilian).

Secila prej këtyre varianteve mbart një mutacion në zonën e proteinës C (spike), një “thumb” në sipërfaqen e virusit që sulmon qelizat njerëzore, veçanërisht në rastin e variantit të afrikano-jugor B.1.351.

Tre variantet më infektuese janë treguar se janë më të rrezikshëm për antitrupat, të cilat janë më vështirë për t’u njohur.

Në rastin e koronavirusit, antitrupat lidhen me majën për të parandaluar infektimin e virusit në qelizat dhe limfocitet T (qelizat T) janë përgjegjëse për “vrasjen” e qelizave tashmë të infektuara.

Studiuesit zbuluan se përgjigjet e qelizave T ishin kryesisht të konservuara dhe se ato mund të zbulonin pothuajse të gjitha mutacionet në variantet e studiuara, gjë që nuk është rasti me antitrupat.

“Të dhënat tona, si dhe rezultatet nga grupet e tjera, tregojnë se qelizat T në përgjigje të COVID-19 në individë të infektuar me variantet e para të koronavirusit mund të njohin plotësisht variantet e reja kryesore nga Britania, Afrika e Jugut dhe Brazili”, thotë Andrew Redd, nga Instituti kombëtar i alergjisë dhe sëmundjeve infektive dhe Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin Johns Hopkins, i cili udhëhoqi studimin.

Ky studim plotëson atë të mëparshmi, i cili gjithashtu sugjeroi që mbrojtja e qelizave T ishte ruajtur para varianteve të tjera të koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button