RMV, Qeveria vendosi për gjendjen e krizës, “Boris Trajkovski” të bëhet qendër vaksinimi, investimet në shkolla dhe institucionet tjera

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 61-të vendosi që salla e sportit “Boris Trajkovski” të shndërrohet në qendër për vaksinim, transmeton Portalb.mk.

Salla sportive do të shfrytëzohet me qëllim të vaksinimit masiv të qytetarëve.

Qeveria miratoi vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë për një pjesë të vendit për shkak rrezikut për qarkullimin e emigrantëve në mënyrë ilegale përmes territorit të RMV-së, ndërsa kërkoi nga Presidenti që të kontribuon ushtria në menaxhimin me gjendjen e krizës.

Qeveria vendosi që të mbështesë financiarisht me 3.300.000 denarë Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” për punë ndërtimore, ndërsa shkollat fillore me 31.400.000 denarë, shkollat e mesme me 2.800.000 denarë dhe 11.200.000 denarë për Shtëpinë e studentëve në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button