RMV, pasi përdori vetëm gjuhën shqipe në një tabelë brenda institucionit, policia paditi drejtorin

Policia ka paraqitur kallëzim penal ndaj drejtorit të Qendrës për kulturë në Kërçovë, pasi kishte përdorur tabelë vetëm në gjuhën shqipe, transmeton Portalb.mk.

“Reparti për punë të brendshme në Kërçovë ka dorëzuar kallëzim penal ndaj 44 vjeçarit M.O. nga Kërçova, për shkak dyshimeve për kryerjen e veprës penale dëmtim i imazh të RMV-së”, raportojnë nga  Ministria e punëve të brendshme (MPB).

Raportohet që ai si drejtor i Institucionit Nacional – Qendra për kulturë “Koço Racin” në Kërçovë, ka lejuar në hapësirat e bibliotekës të vendosen tabelë pa emrin, stemën e flamurin e Maqedonisë së Veriut.

“Ai lejoi në hapësirat e bibliotekës “Koço Racin” të vendoset tabelë, ku është emri dhe stema e një vendi të huaj me mbishkrim në gjuhën shqipe, pa u vendosur emri, stema dhe flamuri i Maqedonisë së Veriut, Komunës së Kërçovës ose Ministrisë së Kulturës”, policia e arsyetoi padinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button