RMV, bursa deri në 3,500 denarë do të marrin nxënësit nga shkollat ​​e mesme profesionale nga viti i ardhshëm shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për vitin e ardhshëm shkollor siguroi fond prej rreth 60 milionë denarë për 2.200 bursa për nxënësit e vitit të parë në shkollat ​​e mesme profesionale. Me këtë fond parashihet që 1.500 nxënës, të cilët do të regjistrohen në paralelet e arsimit profesional, në të cilat arsimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve sipas programeve të arsimit profesional, do të marrin një shumë mujore prej 3.500 denarë gjatë 9 muajve në vit, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Bursa, gjithashtu prej 3.500 denarë në muaj, do t’u jepen 500 nxënësve të cilët do të realizojnë kurrikula dhe programe për aftësim profesional dhe arsim profesional prej tre vjetësh, ndërsa 200 nxënës të vitit të parë që zbatojnë kurrikula dhe programe në: drejtimin e elektroteknikës, drejtimin ndërtimtari-gjeodezi, drejtimi hotelieri- turizëm, drejtimi bujqësor-veterinar, drejtimi makinerisë ose profesioni i tekstilit-lëkurës do të marrin një shumë mujore prej 2.200 denarë”, sqarojnë nga MASH.

Më këtë masë parashikohet që bursat të jenë stimulim shtesë për nxënësit që do të vazhdojnë arsimin në një nga shkollat ​​e mesme profesionale në vend.

Ndryshe, dje ministria e shpalli konkursin për regjistrim në shkollat ​​e mesme në vitin shkollor 2021-2022. Sipas konkursit, në 109 shkolla të mesme ka gjithsej vende të lira për 30.053 nxënës në 913 paralele, prej të cilëve 19.602 në arsimin profesional në 604 paralele, 9.261 në arsimin e mesëm në 274 paralele dhe 1.190 vendet e nxënësve në 35 klasa në arsimin artistik, akademinë e sporteve, gjimnazi sportiv dhe Gjimnazi matematikor-teknologji e informacionit.

“Nga kjo vjeshtë, do të fillojë realizimi i procesit arsimor përmes së cilit nxënësit do të fitojnë praktikë dhe potencialisht sigurojnë punë pas mbarimit të shkollës, ndërkohë kompanitë do të fitojnë kuadër të përgatitur për të plotësuar  nevojat e punës”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev për konkursin e nxënësve për regjistrim në shkollat e mesme, duke u përqendruar në fushatën “Mëso me mend, puno profesionalisht”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button