U regjistrua tërmet prej 3.2 shkallëve në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar tërmet me shkallë të Rihterit prej 3.2  gjatë mesdites së sotme, transmeton Portalb.mk.

Observatori seizmologjik në RMV raportoi që tërmeti është regjistruar në 15:05 minuta, me epiqendrën në rajonin Tetovë-Gostivar, 65 kilometra në jug-perëndim të Shkupit.

Raportohet që tërmeti është ndjerë në vendbanimet e Mavrovës, Gostivarit, Tetovës, Dibrës, Ohrit dhe Kërçovës, me një shkallë III, sipas shkallës makroseizmike evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button