RMV, arritën 20 mijë doza të vaksinës “Sputnik”, donacion nga Serbia

Sot ka mbërritur donacioni nga Serbia prej 20 mijë nga gjithsej 40 mijë doza të vaksinave ruse Sputnik V. Donacionin e pranuan sot para Institutit të Mjekësisë për Transfuzion pranë Qendrës Klinike Nënë Tereza, Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Zoran Zaev falënderoi Qeverinë serbe dhe tha se së shpejti priten të arrijnë edhe 20 mijë dozat tjera, pjesë e këtij donacioni.

Nga Serbia, Maqedonia tashmë ka marrë 8.000 vaksina Pfizer për punonjësit shëndetësorë në qendrat kovid. Sot mbërriti dërgesa e parë me 20 mijë doza “Sputnik”, për të cilën Zaev tha se është nga dërgesa prej 100.000 dozash nga Serbia. Kryeministri shtoi se Serbia nga dërgesa e cila gjithsej do të jetë 200.000 doza, për Maqedoninë do të ndajë 40.000, por nuk zbuloi se kur do të mbërrijë dërgesa e dytë prej 20.000 dozash.

Zaev u bëri thirrje qytetarëve që të paraqiten për termin për vaksinim, duke shtuar se të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe sa më shpejt që të përfundojë vaksinimi, aq “më shpejt do ta mposhtim këtë armik të padukshëm”.

Dërgesa e dytë nga “AstraZeneka” pritet  të arrijë në prill, gjegjësisht 76 mijë doza përmes mekanizmit Kovax, si dhe vaksinat nga Kina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button