Shkup, policia ka shqiptuar 242 sanksione, 42 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 242, mes të cilave 42 për tejkalim të shpejtësisë, 23 sanksione për vozitje pa leje, tetë për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruara, transmeton Portalb.mk.

18 sanksione janë vendosur për përdorimin të telefonit gjatë vozitjes, 15 për mos përdorim të rripit të sigurimit, nëntë për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe) dhe 59 sanksione për automjetet e parkuara në mënyrë jo të rregullt.

“Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button