RMV, investime kapitale me start të ulët

Bum investimesh, restart i ekonomisë së infektuar me kovid-19 dhe investime kapitale për rritjen ekonomike ishin vetëm pjesë nga premtimet për këtë vit. Sidoqoftë, numëruesit fiskal tregojnë realizim të ulët të investimeve kapitale. Deri në 40 institucione nuk kanë shpenzuar asnjë denarë që nga fillimi i vitit e deri më tani, transmeton Portalb.mk.

Rrugët, shkollat, kopshtet, spitalet e përgjithshme dhe spitalet modulare, aparate shëndetësore, konvikte, objekte sportive, harduer, softuer, janë pjesë e investimeve kapitale të institucioneve për krijimin e shërbimeve më të mira për qytetarët dhe zhvillimin ekonomik. Për ta, këtë vit Qeveria planifikoi të shpenzojë 394 milion euro. Por, që nga fillimi i vitit e deri më tani, vërehet realizim i ulët i investimeve kapitale. Sipas të dhënave nga “numëruesi fiskal”, në tre muajt e parë të këtij viti, janë shpenzuar vetëm 15 përqind e investimeve kapitale, ose 60 milion euro nga 394 milion të planifikuara për tërë vitin. Në mënyrë shtesë, rreth 40 institucione të regjistruara në “numrues” kanë realizim zero të shpenzimeve kapitale. Kjo do të thotë se që nga fillimi i vitit ata nuk kanë përdorur asnjë denar për të përmirësuar punën duke blerë pajisje.

Në këtë kategori përfshihen institucione nga sektori i sigurisë si Agjencia për zbulim, Agjencia operative-teknike, Drejtoria e Policisë Financiare, por edhe inspektime të tilla si Inspektorati Shtetëror i Tregut, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit dhe ai Komunal, si dhe Këshilli inspektues. Pastaj Prokuroria Publike dhe Agjencia për menaxhimin e pronës së konfiskuar. Pa denarë të shpenzuar në investimet kapitale në dy muajt e parë të vitit janë ministritë: e Drejtësisë, Punëve të Jashtme, Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ekonomisë.

Vitin e kaluar, ministri i Financave Fatmir Besimi njoftoi se i janë përkushtuar punës për zgjidhjen problemit të planifikimit joreal dhe zbatimin e dobët të investimeve kapitale nga institucionet shtetërore. Besimi më pas njoftoi se buxhetimi joreal do të tejkalohet me konceptin e financave SMART që e prezantoi në Ministri.

“Në ministri do të ketë njësi të veçantë për monitorimin e investimeve kapitale, në Qeveri, gjithashtu, do të ketë gjithashtu organ, i cili do të mbështesë realizimin e investimeve, përderisa ka nevojë e caktuar për koordinim ndër-ministror”, tha Besimi në atëkohë.

Sipas buxhetit të qytetarëve, viti i kaluar përfundoi me pothuajse 40 për qind të shfrytëzimit të parave të investimeve kapitale, nga të cilat më shumë para u shpenzuan për furnizimin me ujë, kanalizimet dhe tubacionin e gazit, përderisa më pak para janë shpenzuar për drejtësi, kulturë dhe shëndetësi, që është një nga sektorët më të prekur në kohën e pandemisë. Vitin e kaluar, për të u shpenzuan 13 milion euro, ndërsa këtë vit, në tre muajt e parë për investime kapitale, Ministria e Shëndetësisë shpenzoi 1.7 milion euro, që është 15 përqind e shumës totale të parashikuar për këtë vit për investime kapitale.

Ndër “shpenzuesit” më të mëdhenj të këtij viti me më shumë se një, por më pak se dy milion euro të shpenzuara për shpenzime kapitale janë Qeveria, Ministria e Mbrojtjes, Arsimit, Financave dhe e Punëve të Brendshme.

Më së shumti para,  ka shpenzuar Ministria e Transportit dhe Lidhjeve gjithsej 5 përqind të planifikuara. Në buxhetin për shpenzimet kapitale për këtë ministri janë ndarë 71 milion euro, ndërsa në dy muajt e parë të vitit janë shpenzuar 3.9 milion euro.

Kryeministri Zoran Zaev në fillim të vitit njoftoi një hap të madh në ekonomi përmes projekteve kapitale.

“Këtë vit, me buxhetin janë paraparë 20 përqind fonde më të larta për projekte kapitale, gjegjësisht mbi 23 miliardë denarë. Vetë periudhën e krizës do të donim ta përdorim si mundësi për të marrë një hap të madh në ekonomi. Përmes investimeve në infrastrukturën e gazit, përveç gazit rus do të kemi gaz edhe nga Azerbajxhani, Katari, Amerika. Po ndërtohen edhe mullinj ere, të cilat do të jenë investim i brendshëm 100 përqind”, tha Zaev.

Por të dhënat në tremujorin e parë tregojnë pasqyrë tjetër.

Sidoqoftë, realizimi i ulët i shpenzimeve kapitale nuk ndodh vetëm në kohën e korona-krizës. Nëse shikohen të dhënat e viteve të kaluara, rrallë është arritur deri 80% e realizimit, edhe atë pasi me buxhetet suplementare të zvogëlohet nga plani fillestar. Autoritetet kohët e fundit pranuan se problemi qëndron indirekt në planifikimin e dobët, gjegjësisht institucione të ndryshme që gjithmonë kërkojnë më shumë para nga buxheti sesa mund t’i shfrytëzojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button