Maqedonia e Veriut mposhti Gjermaninë në kualifikimet për Kampionatin Botëror në futboll

Kombëtarja e i futbollit e Maqedonisë së Veriut mundi Gjermaninë me rezultatin 1-2 si mysafire në ndeshjen kualifikuese për Kupën Botërore “Katar 2022”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Maqedonia e Veriut kaloi në epërsi me golin e Goran Pandevit në kohën shtesë të pjesës së parë, por në pjesën e dytë të ndeshjes, Ilkay Gündoğan barazoi nga pika e bardhë në minutën e 63-të.

Elif Elmas shënoi golin përfundimtar për Maqedoninë e Veriut në minutën e 86-të, me çka ndeshja mbaroi me rezultatin 1-2.

Në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2022, Maqedonia e Veriut ka tubuar 6 pikë deri më tani dhe gjendet në pozitën e dytë në Grupin J, ku garojnë edhe Armenia, Gjermania, Rumania, Islanda dhe Lihtenshtajni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button