RMV, Mariçiq: Do të arrihet marrëveshje për ligjin për shtetësi

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq mbledhjen e sotme për ligjin për shtetësi, që u mbajt në Kuvend e vlerësoi si shumë konstruktiv, të mirë, të matur dhe me argumente, njofton Portalb

“U konfirmua se ku mundet lehtë të arrihet marrëveshje ose pajtueshmëri. Me këtë rast, kanë mbetur të hapura disa çështje, për të cilat Qeveria duhet të sigurojë informata”, tha Mariçiq.

Siç theksoi Mariçiq sonte në TV Sitel, është arritur pajtueshmëri se duhet të ketë mënyrë të parashikueshme dhe të besueshme të verifikimit se dikush i plotëson kushtet për shtetësi.

Kjo me dëshmitarë, siç tha ai, “është obsion që nuk jep shumë besim dhe mund të jetë nënpyetje, ndërsa nuk ekziston askund në Evropë dhe botë”.

U bisedua vetëm rreth propozimit të Aleancës për Shqiptarët, i cili parashikon ndryshime të ligjit ekzistues. Për ligj të ri nuk u bë fjalë.

Ai vlerëson se do të gjendet zgjidhje, pasi ka edhe mënyra tjera, alternative përveç se me dëshmitarë – si njerëzit të cilët jetojnë kohë të gjatë në RMV dhe ende nuk e kanë realizuar të drejtën e shtetësisë, e realisht i plotësojnë kushtet, që ta dëshmojnë këtë në ndonjë mënyrë adekuate dhe të marrin shtetësi.

Sipas numrave zyrtarë, rreth 800 persona janë pa dokumente, ndërsa 2.500 kanë parashtruar kërkesa për shtetësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button