EMA nuk konfirmoi faktorë të rrezikut për mpiksjen e gjakut në rastet pas imunizimit me vaksninën e “AstraZenekës”

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) kumtoi sot se ende nuk ka identifikuar faktorë rreziku si mosha, gjinia ose historia e mëparshme e mpiksjes së gjakut në rastet e mpiksjes së gjakut të lajmëruara pas imunizimit me vaksinën e “AstraZenekës” kundër Kovid-19, transmeton MIA.

EMA përsëriti se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.

Në kumtesën nga Komiteti i Sigurisë të EMA-s (PRAC) tha sot se po mblidhej në kontekstin e rishikimit të vazhdueshëm të rasteve shumë të rralla të mpiksjes së gjakut të lidhur me trombocitet në njerëzit e vaksinuar me vaksinën e “AstraZenekës”, tani të quajtur “Vakservria”.

EMA thirri takim ad hoc të grupit ekspertësh të hënën për të dhënë informacion shtesë për vlerësimin e vazhdueshëm, siç thuhet në kumtesëne sotme. Ekspertë të jashtëm të pavarur me një sërë specialitetesh mjekësore, përfshirë hematologët, neurologët dhe epidemiologët, diskutuan aspekte specifike të tilla si mekanizmat e mundshëm, identifikimin e mundshëm të faktorëve themelorë të rrezikut dhe cilat të dhëna shtesë janë të nevojshme për të karakterizuar më tej ngjarjet e vërejtura të rrezikut. Rezultati i këtij takimi do të diskutohet nga PRAC dhe do të përfshihet në vlerësimin e vazhdueshëm.

EMA paralajmëroi se azhurnim i mundshëm i rekomandimeve për përdorimin e kësaj vaksine pritet gjatë takimit plenar të prillit, i cili do të mbahet nga 6 në 9 prill.

Mjekët rekomandojnë që peronat e vaksinuar të kërkojnë kujdes mjekësor nëse përjetojnë simptoma të tilla si gulçim, dhimbje gjoksi, ënjtje të këmbëve dhe dhimbje të vazhdueshme të barkut pas marrjes së vaksinës. Përveç kësaj, të gjithë personat që zhvillojnë simptoma neurologjike pas vaksinimit, duke përfshirë dhimbje koke të forta ose të vazhdueshme dhe vizion të paqartë, si dhe ata që zhvillojnë mavijosje ose njolla të kuqe (petechiae) larg nga vendi i vaksinës disa ditë pas injektimit, duhet të kërkojnë menjëherë kujdes mjekësor ndihmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button