Sonte nuk do të ketë seancë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për shtyrjen e regjistrimit, nuk dihet asgjë për nesër

Marrëveshja politike ndërmjet dy liderëve, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, për shtyrjen e regjistrimin për në shtator, nuk është zyrtarizuar sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Në bazë të ligjit në fuqi, regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut duhet të fillojë nesër, më 1 prill dhe të zgjatë deri më 21 prill, pasi MIA raportoi që Kuvendi ka vendosur që sot mos të mbahet seanca e kuvendit, ku duhet të bëhet vendosët që regjistrimi të fillojë prej muajit shtator. Nuk konfirmohet asgjë në lidhje me mundësinë për mbajtjen e kësaj mbledhjeje për nesër.

Raportohet që grupi parlamentar i opozitës shqiptare ishte kundër mbajtjen së kësaj mbledhjeje.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në konferencën e sotme për media, nuk precizoi nëse sot do të përfundojnë ndryshimet në ligjin për regjistrim për të cilat arritën marrëveshje pushteti dhe opozita. Me ndryshimet regjistrimi edhe zyrtarisht duhet të prolongohet për në shtator.

“Rregullorja cakton afati dhe procedura ligjore për shkak të së cilave nuk mund të precizohet tajmingu për miratimin e tyre në Kuvend. Tani për tani është e pasigurt as fillimi i seancës në të cilën do të miratohet nevoja e ndryshimeve të ligjit për regjistrim. Sepse, thash edhe në fillim, çdo vendim çfarë do qoftë, dhe kam thënë se është vendim i gabuar në atë mënyrë të negociatave, duhet të ndiqet me procedurat e Kuvendit. Nuk mund të punojmë sipas marrëveshjeve partiake”, tha Xhaferi.

Ndryshimet e ligjit dje u miratuan në seancë qeveritare dhe nga Qeveria deklaruan se nuk presin pengesa në miratimin e ndryshimeve në Kuvend.

Kryeministri, Zoran Zaev dhe lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski të hënën u dakorduan  rreth të gjithave temave të takimit tet-a-tet, ku nuk ishin pjesëmarrëse partitë shqiptare. Përkatësisht, ata arritën marrëveshje për prolongim të regjistrimit të popullsisë, rreth imunizimit të popullatës, zhbllokimit të Kuvendit dhe ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat duhet të miratohen në Kuvend. Zaev tha se partnerët shqiptar të koalicionit i ka konsultuar përmes telefonit, ndërsa Mickoski u shpreh se në këtë moment nevojitet kualitet dhe jo kuantitet.

Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi votoi në janar ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button