RMV, studentët mund të vazhdojnë biletat për vitin 2021 edhe sot, nga nesër do të ketë ndëshkime

Të gjithë studentët që i plotësojnë kushtet për përdorimin e biletës vjetore për studentë, për transport publik falas, nga nesër e enjte, duhet të kenë një biletë të vërtetuar/të vazhduar siç duhet për vitin 2021, sepse sot skadon afati i zgjatjes së vlefshmërisë së llojit të specifikuar të biletës, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Ata theksuan se në të kundërtën, në rast të kontrollit të ndonjë linje, studentëve do t’u lëshohet procesverbal (gjobë). Gjithashtu, indeksi, vërtetimi se është student ose ngjashëm në nuk do të pranohet në vend të biletës.

Për shkak të situatës aktuale me Kovid-19, NQP dy herë e zgjati afatin dhe në vend të 31 dhjetorit, ai u zgjat deri më 28 shkurt, gjegjësisht deri më 31 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button