Luvër ka vendosur onlajn koleksionin e saj prej gati gjysmë milioni vepra arti

Muzeu më i vizituar në botë, Luvër në Paris, ka vendosur onlajn mbi 480,000 vepra arti, përfshirë “Mona Lisa” dhe “Venus de Milo”. Në ueb-faqen zyrtare të muzeut janë bashkëngjitur vepra nga koleksionet e tetë seksioneve të tij, duke filluar nga arti Islamik, përmes Skulpturës dhe Rilindjes, deri tek antikitetet e Egjiptit.

“Trashëgimia mahnitëse kulturore e Luvrit tani është vetëm një klik larg. “Për herë të parë, çdokush mund të përdorë të gjithë koleksionin nga një kompjuter ose smartphone falas, pavarësisht nëse punimet janë të ekspozuara në muze apo të huazuara diku”, ka thënë drejtori i muzeut Zhan-Luk Martinez.

Vizitorët mund të shfletojnë koleksionet masive të muzeut përmes kërkimeve të thjeshta ose të avancuara, shënimeve të kustosëve ose albumeve tematike. Faqja ka një hartë interaktive që iu mundëson njerëzve të eksplorojnë muzeun dhe secilën nga veprat e tij të artit, dhomë pas dhome.

“Jam i sigurt se kjo përmbajtje digjitale do të frymëzojë edhe më tej njerëzit të vijnë në Luvër për të zbuluar koleksionet personalisht” vlerëson Martinez.

Për shkak të pandemisë Kovid-19, Luvër u mbyll në fund të tetorit të vitit të kaluar, duke lënë vepra arti me famë botërore pa turmat e zakonshme të adhuruesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button