Përmes një kamioni me lodra, nga Maqedonia e Veriut në Kosovë tentuan të kalojnë ilegalisht tre persona

Kamioni me lodra të fëmijëve dhe emigrantë ilegal, ka tentuar të kalojë nga Maqedonia e Veriut në Kosovë përmes Terminalit Doganor në Hanin e Elezit, transmeton Portalb.mk.

“Kamioni është kontrolluar nga zyrtarët policor me pajisjen Human Presence Detector (Zbuluesi i pranisë së njerëzve në automjete) dhe gjatë kontrollit pajisja në fjale ka dhënë shenja (sinjale) se në rimorkio mund të këtë prezencë të qenieve njerëzore. Pas pranimit të sinjalit është vendosur që rimorkio në fjalë të hapet dhe të kontrollohet”, njoftojnë nga Policia e Kosovës.

Policia sqaroi që kamioni i llojit Renaul është hapur nga dy zyrtarë policor dhe një zyrtar doganor.

Raportohet që ngasës i kamionin është një mashkull shqiptar, që po transportonte përveç lodrave, edhe tre emigrant ilegal të fshehur në lodrat e fëmijëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button