Pasi në internet publikoi të dhëna dhe ofendime për 40 vjeçaren nga Tetova, u padit 45 vjeçarja nga Kosova

Kallëzim penal ndaj 45 vjeçares nga Kosova ka dorëzuar policia e Tetovës, pas reagimit të 40 vjeçares nga Tetova, transmeton Portalb.mk.

“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj 45 vjeçarit M.Xh. nga Kosova, për shkak bazë së dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të të dhënave personale”, raportojnë nga policia.

Policia sqaroi që 40 vjeçarja nga fshati Brodec në Tetovë, më 31 janar të këtij viti ka vërejtur që M.Xh. në Fejsbuk ka shpërndarë informacione personale të saj dhe fyerje të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button